Flash News
Koncert në vitin 2026
Kriza globale e fertilitetit: 54 milionë gra mbi 35 vjeç nuk arrijnë të mbeten shtatzënë
U vra në sallën e gjyqit, Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që gjykatësi Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
“Shko direkt te Rama dhe merr lejen”, dëshmitë e arkitektëve të huaj në “The Albanian Files”
Alfred Lela
Nuk mund të thuhet nëse ky është fundi i Edi Ramës, por zakonisht fundet e teprimtarëve janë të tilla, qesharake. Fundin tjetër, tragjikun, historia ua rezervon zakonisht figurave tragjike, një ndër të cilët Kryeministri i Shqipërisë nuk është.
Pasi ai, dhe Gonxhja e tij ministër, që çeli fillimisht në plehun e Ramës së parë në Bashki, garantuan se nuk do ketë para publike në koncertin e Kanye West, gjërat ndryshuan pak orë para dështimit. Në rrethanat e reja të krijuara nga protesta qytetare, tashmë në fuqi prej më shumë se një muaji, Edi Rama ndihet i detyruar, jo dhe aq përballë këngëtarit të famshëm dhe kundrathënës, aq më pak ndaj legjioneve të patronazhistëve, por ndaj vetes.
Rënia e koncertit të bujshëm, të cilën ai e ka menduar edhe si një demonstrim anti-protestë, do të shënonte edhe fundin e zhanrit me të cilin ai e ka qeverisur Shqipërinë prej 13 vitesh; po aq gjatë edhe kryeqytetin. Duhet thënë se, në këtë zhanër, ai ka shkëlqyer dhe kjo nuk ka të bëjë dhe aq me kreativitetin, se sa me transgresivitetin e tij.
Thënë ndryshe, ai nuk ka dashur të krijojë për të përmirësuar, por të ngacmojë për të hutuar.
Rënia e koncertit të Kanye dhe vendimi i Ramës për të injektuar 4 milion euro për të mos e anulluar, është përmbyllja e eksperimentit. Paskëtaj Rama nuk ngacmon dhe as huton më. Të gjitha e kanë mbyllur ciklin, çaprashitja me sëpatë në dorë, tritoli që javën e parë në zyrë, fraza “nuk keni parë gjë akoma”, kopshti i varur në Kryeministri, atletet e bardha dhe kilotat e zeza, boja mbi pallatet që pastaj u shndërrua në pallate mbi pallate, fasadat me hartën e Shqipërisë mbi kullen e dyshes që u ‘fali’ Shqipërinë, Skënderbeu i vetes mbi kullën e qendrës, ‘Interkontinentali’ si karshillëk ndaj 15-katshit të Enverit-që duket si kostumi me vija i Dustin Hofman te filmi “Papillon”, e me radhë.
Kjo përmbysje fantastike e roleve, ku Rama shtërzen për të krijuar si individ, dhe ku mijëra individë krijojnë kundër tij, dihej se do vinte një ditë, por askush nuk ia kishte parashikuar formën.
Ramës i ka ngecur në dorë ky derr maç që hungërin mu në baltën e poçerisë, me të cilën ai bën rroça poça në bunkerin e Surrelit. Rama shpiku anti-semitët e protestës, dhe pastaj për të mbyllur ‘koncertin’ e tyre, thirri në Tiranë një anti-semit si Kanye West, të cilit i janë anulluar koncerte nëpër botë bash për këtë prirje.
Në paradokse të tilla, derr i vuajtun dhe Sokrat i knaqun, vetëm Rama mund të bjerë.
Meqë Kryeministrin tonë e këndellin shumë parabolat nga filmat e realizmit socialist, koncerti i Kanye-s së tij i ngjan atij të Tefta Tashkos te “Koncert në vitin 1936”. Nëse qeveritarëve të Lushnjës u kish ngeur në dorë koncerti, Ramës i ka mbetur në derë protesta-koncert kundër tij. Nëse populli e donte këngëtaren e filmit, por kundër saj ishin bejlurçinat, ‘prefekti’ dhe ‘kumandari’ ynë duhet të mbledhë popull me zor për në koncertin e Kanyes.
Në përmbyllje, Kryeministri i një vendi është kthyer në menaxher koncertesh. Dikur provokonte, edhe me një bandë vendase si West Side Family, tani as Kanye West, me miliona fansa në botë, nuk e ndihmon dot.
Megjithatë, edhe kaq vonë, edhe kaq thellë, ai nuk duket se po e mëson kuptimin e teprimit. Aq më pak se ai vetë është tashmë i tepërti.
Të fundit
Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!
8 Korrik 2026, 21:43
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45