Flash News

E-TJERA

Pensionisti në protestë: I dha 4 mld lekë një rrepisti, unë e kam pensionin 112 mijë lekë!

Pensionisti në protestë: I dha 4 mld lekë një rrepisti,

Një pensionist ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke kritikuar ashpër vendimin e qeverisë për të akorduar 4 milionë euro nga fondi i emergjencave për organizimin e koncertit të Kanye West në kryeqytet.

I moshuari e cilësoi të papranueshme përdorimin e fondeve publike për aktivitete të tilla, ndërsa, sipas tij, mijëra pensionistë vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike dhe të jetojnë me të ardhura minimale. Ai ngriti gjithashtu dyshime se pas këtij vendimi fshihen interesa korruptive.

Në deklaratën e tij, protestuesi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpërfill hallet e qytetarëve dhe po shpenzon paratë publike për qëllime që nuk u shërbejnë shqiptarëve.

“Edi Rama ka filluar këto xhirot e famshme në Europë dhe me fodullëkun më të madh dhe mospërfillje i jep 4 miliardë lekë një rrepisti rrjepacak atje nga fondi i emergjencave, dhe unë e kam pensionin 112 mijë lekë. Nuk i jep lekë Edi Rama atij rrepistit dhe të mos fusë lekë në xhep, ajo nuk diskutohet,” u shpreh pensionisti gjatë protestës.

 

Të fundit