Flash News

Ditari i Opozitës

4 miliardë lekë për Kanye West, Alimehmeti: Rama mori paratë e shqiptarëve për një koncert privat

4 miliardë lekë për Kanye West, Alimehmeti: Rama mori paratë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po përdor fondet publike për të mbuluar kostot e një aktiviteti privat, duke e cilësuar vendimin si abuzim me paratë e taksapaguesve.

Në një intervistëpër Syri Tv, Alimehmeti tha se një koncert privat duhet të mbajë vetë riskun financiar, ndërsa kritikoi vendimin për alokimin e 4 miliardë lekëve nga fondi i emergjencave.

Sipas tij, qeveria fillimisht kishte deklaruar se nuk do të financonte aktivitetin, por më pas ndryshoi qëndrim pa paraqitur një analizë apo plan ekonomik.

"Qëndrimi i qeverisë deri në fillim të qershorit ishte që nuk hedhim para publike, nuk kemi shpenzuar asgjë këtu, janë këta që po e bëjnë dhe ne kemi dhënë vetëm disa leje. Në momentin që nuk po hedh para publike, ne jemi relativisht të qetë. Për sa kohë është një aktivitet privat, shumë mirë, le të bëhet aktiviteti privat. Biznesi merr përsipër riskun dhe ka edhe fitimin. Nëse riskun nuk e ka kalkuluar mirë, dështon. Nuk është ky problemi i shtetit", deklaroi Alimehmeti.

Ai kritikoi edhe angazhimin e zyrtarëve të qeverisë për shitjen e biletave, duke thënë se gjatë një kohe kur zhvilloheshin protesta dhe vendi përballej me probleme të tjera, shqetësimi i ministrave ishte mbarëvajtja e një koncerti privat.

"Ndërkohë që ishte protesta aty jashtë bulevardit, shqetësimi i ministres së Kulturës ishte: nuk po shiten mjaftueshëm biletat e Kanye West-it. Çfarë pune ka një ministër të shqetësohet nëse shiten apo nuk shiten biletat e një biznesi privat?", tha ai.

Sipas Alimehmetit, vendimi bëhet edhe më problematik pasi fondet janë marrë nga emergjencat.

"4 miliardë lekë sot janë më pak për shtetin shqiptar për të përballuar një përmbytje, një rrëshqitje dheu, një tragjedi tjetër", u shpreh demokrati.

Të fundit