Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi i përgjigjet Ramës për koncertin e Kanye West: 4.2 mln euro për të mos pranuar një dështim

Këlliçi i përgjigjet Ramës për koncertin e Kanye

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas mbrojtjes që kryeministri Rama i bëri financimit të koncertit të Kanye West në Tiranë, me 4 miliardë lekë të tërhequra nga fondi i emergjencës.

Në një reagim, Këlliçi shkruan se heqja e miliarda lekëve nga taksat e shqiptarëve për një koncert, është turp më i madh se dështimi i tij.

Deputeti shprehet se Rama ka qenë ‘aktori’ kryesor i cili ka turpëruar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke listuar disa nga rastet, prej McGonigal te bandat e drogës dhe karteli Sinaloa.

Postimi:

Kush e turpëron dhe vjedh Shqipërinë?!

Qenka ngritur një kalorës dhe me dorën e tij e paska shpëtuar Shqipërinë nga turpërimi, duke lëvruar 4.2 milionë euro për një koncert privat.

Vende si Franca, Anglia apo Gjermania që kanë refuzuar Kaney Ëest po jetojnë në turp të zi!!! Ne që e pranojmë duhet të ruajmë tani nderin, pasi biletat ngelën pa u shitur.

A ka turpërim më të madh se sa ky për një vend ku Kryeministri i heq nga taksat e shqiptarëve 4.2 milionë euro vetëm sepse e ka shitur koncertin si sukses të vetin, e mosmbajtja do shihej si dështim i tij?!

Edi Rama e ka turpëruar Shqipërinë më shumë se kaq në fakt. Emri i tij përmendet në gjyqe për krime të rënda nga McGonigal në Uashington, në Majemi, e në Bruksel për bandat e drogës.

E ka turpëruar Shqipërinë kur ka caktuar koordinator për krimin e organizuar, kur ka pritur në zyrë e dhënë liçensë kazinoje për njerëz të kartelit Sinaloa.

E ka turpëruar duke përdorur avion privat e duke pirë verë 33 mijë euro shishja, kur gjysma e popullsisë është në prag varfërie ekstreme.

E ka turpëruar Shqipërinë duke mos lejuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Edi Rama e turpëron vendin çdo ditë që qëndron në atë zyrë, me vjedhjet dhe skandalet e panumërta të tij!

Të fundit