Flash News
Kriza globale e fertilitetit: 54 milionë gra mbi 35 vjeç nuk arrijnë të mbeten shtatzënë
U vra në sallën e gjyqit, Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që gjykatësi Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
“Shko direkt te Rama dhe merr lejen”, dëshmitë e arkitektëve të huaj në “The Albanian Files”
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit paraljmëron se vendi po hyn në një fazë të thellë plakjeje demografike pa asnjë strategji kombëtare që ta drejtojë përgjigjen e shtetit, dhe se instrumenti kryesor i qeverisë për të nxitur lindjet, bonusi i bebes, nuk ka ndryshuar asnjë aspekt të situatës alarmante në të cilën ndodhet vendi.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka publikuar rishtazi përfundimet e auditimit të tij mbi planet gjithëpërfshirëse të qeverisë për plakjen e popullsisë. Gjetja që bie më shumë në sy nuk është një shifër e vetme, por një kontrast: sa më shumë përkeqësohen treguesit demografikë të Shqipërisë, aq më pak koherente janë politikat që duhet t’i përgjigjen atyre.
Raporti thotë pa mëdyshje se vendi “nuk ka një dokument të vetëm strategjik që adreson në mënyrë të integruar fenomenin e moshimit të popullsisë”. Në vend të kësaj, problematika trajtohet copëza-copëza, përmes strategjive të veçanta për punësimin, mbrojtjen sociale, shëndetësinë, rininë dhe migracionin, dokumente që, sipas auditit, nuk koordinohen me njëri-tjetrin, nuk arrijnë të prodhojnë rezultate dhe shpeshherë bien në kontraditë.
Kjo mungesë strategjie nuk është thjesht një çështje administrative. Ajo vjen në një moment kur numrat demografikë të Shqipërisë janë në rënie të vazhdueshme prej më shumë se një dekade. Lindshmëria ka rënë 72% që nga viti 1990.
Mosha e mesme e popullsisë është rritur nga 32.6 vjeç në vitin 2011 në 44.3 vjeç në 2025, një ndryshim i shpejtë edhe sipas standardeve evropiane, ku shoqëritë zakonisht plaken më ngadalë. Shtesa natyrore, domethënë diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve, është ulur me 88.3% brenda vetëm një dekade, nga 10,297 në vitin 2015 në 1,208 në 2024. Njëkohësisht, migracioni neto negativ është dyfishuar mes viteve 2018 dhe 2022.
Më pak lindje, më shumë largime, popullsi më e vjetër.
Është pikërisht në këtë kontekst që dështimi i bonusit të bebes merr peshën më të madhe. Bëhet fjalë për instrumentin më të dukshëm të qeverisë për të inkurajuar familjet të kenë fëmijë, dhe KLSH konstaton drejtpërdrejt se ai “nuk ka pasur asnjë ndikim në ndryshimin e trendeve aktuale përsa i takon rritjes së numrit të lindjeve”.
Në vend që financimi për këtë skemë të rritej si përgjigje ndaj krizës së lindshmërisë, ai ka rënë, ndërsa numri i lindjeve në vend ka arritur nivelin më të ulët historik në 2024.
Kontrasti mes retorikës dhe rezultateve shfaqet edhe në tregues të tjerë. Familjet me fëmijë në ngarkim kanë rrezik varfërie prej 24.8%, më shumë se dyfishi i atij që kanë familjet pa fëmijë, vetëm 10.5%. Në vend që politika sociale të zbusë koston e rritjes së fëmijëve, ajo duket se e lë atë barrë kryesisht mbi vetë familjet.
Pjesa tjetër e auditimit tregon se problemi nuk kufizohet te lindshmëria. Shqipëria po lëviz drejt një strukture demografike krejt tjetër: 15.4% e popullsisë është mbi 65 vjeç sipas të dhënave të fundit, një shifër që projektohet të kalojë 25% deri në 2050. Kjo do të rrisë presionin mbi sistemin e pensioneve, shëndetësinë dhe shërbimet sociale, në një kohë kur baza e kontribuesve, popullsia në moshë pune, po tkurret dita ditës.
Raporti vëren se pjesëmarrja në punë e moshave 55-64 vjeç dhe e atyre mbi 65 vjeç është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, çka mund të lexohet si shenjë përshtatjeje, por edhe si tregues i nevojës për t’u mbështetur më gjatë te fuqia punëtore e moshuar, në mungesë të një brezi më të ri që të zëvendësojë vendet e punës, dhe një nevojë ekstreme e këtij brezi për burime financiare, për sa kohë përfitimet e pensionit janë nga më të ulëtat në rajon dhe më gjerë për shumicën e kësaj kategorie të popullsisë.
Aksesi në shërbime mbetet i pabarabartë territorialisht: 60% e të moshuarve jetojnë në zona rurale, ndërsa vetëm 38% e tyre përfitojnë shërbime sociale, sipas shifrave të cituara nga KLSH. Buxheti i programit “Përkujdesi Social” është rritur në terma nominalë deri në 2024, por planifikimi për 2025 shënoi rënie, një lëvizje që bie ndesh me intensifikimin e nevojave që vetë raporti parashikon për vitet e ardhshme.
Një gjetje tjetër prek drejtpërdrejt të rinjtë, grupmoshën që largohet me ritmet më të larta nga vendi. Garancia Rinore është prezantuar si instrumenti kryesor për t’i mbajtur të rinjtë në punësim ose arsimim dhe për të frenuar emigracionin e tyre. Por KLSH konstaton se rezultatet reale të programit nuk publikohen në portalin që i drejtohet vetë të rinjve.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit i mban këto të dhëna në raporte e buletine statistikore të tjera, larg syve të grupit që programi synon të informojë. Auditi e vlerëson këtë si dëmtim të funksionit të vetë portalit si mjet informimi, në një kohë kur mungesa e besimit të të rinjve te politikat publike është pikërisht një nga arsyet e emigracionit që qeveria kërkon të adresojë.
Po aq shqetësuese është mënyra si funksionon monitorimi i strategjive ekzistuese. KLSH shqyrtoi raportet vjetore të monitorimit të Strategjisë së Mbrojtjes Sociale dhe gjeti se një pjesë e ndërhyrjeve kryesore të planifikuara për vitin 2024 nuk janë realizuar fare, ndërsa shumë indikatorë shënohen si “të arritur pjesërisht”.
Këtë auditi e lidh me mungesë llogaridhënieje reale. Vetë procesi i auditimit, nënvizohet nga KLSH, ka ndeshur këtë kulturë institucionale nga afër: KLSH shënon në raport se disa institucione kanë vonuar, pa justifikim, dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar gjatë kontrollit.
Ka edhe një çështje që del jashtë fushës së politikave familjare, por që prek besueshmërinë e vetë të dhënave mbi të cilat ndërtohen këto politika: Censusi i vitit 2023 numëron 2,402,113 banorë, ndërsa baza e të dhënave e INSTAT për të njëjtin vit jep 2,761,785, një diferencë prej rreth 360 mijë personash që raporti e vë në dukje pa e shpjeguar.
Për një vend që po planifikon buxhete, pensione dhe shërbime shëndetësore bazuar te projeksione demografike, një hendek i kësaj madhësie mes dy burimeve zyrtare krijon pasiguri shtesë mbi cilësinë e vetë bazës së planifikimit.
Në përgjigje ndaj gjetjeve, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka kundërshtuar disa nga rekomandimet e KLSH-së, ndërsa institucioni i auditit ka mbajtur qëndrimin që gjetjet e tij mbeten në fuqi.
Ajo që lë raporti pezull nuk është nëse Shqipëria po plaket, të dhënat janë të qarta në këtë drejtim, por nëse institucionet përgjegjëse do të kalojnë nga dokumentet sektoriale në një strategji të vetme, të financuar dhe të monitorueshme.
Deri atëherë, sipas vlerësimit të vetë auditit, “për sa kohë që politikat mbeten të fragmentuara, të pazbatuara plotësisht dhe të paorientuara nga të dhëna reale, vendi rrezikon të mos përballet në mënyrë të qëndrueshme” me një fenomen që tashmë po ndryshon strukturën e tij ekonomike dhe sociale. /ACQJ
Të fundit
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45
Aksident i rëndë në Durrës, motori përfundon në kanal
7 Korrik 2026, 09:27
Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s
7 Korrik 2026, 09:00
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
7 Korrik 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2026, 07:53
Skandal racizmi ndaj Mbappé! Senatorja paraguajane e fyen rëndë, reagon Franca
6 Korrik 2026, 22:08