Flash News

KRYESORE

Video/ Rutte tallet, Trump e i injoron hapur. Si doli blof Rama në fotografinë e samitit të NATO-s

Video/ Rutte tallet, Trump e i injoron hapur. Si doli blof Rama në

Në Samitin e NATO-s, përveç diskutimeve mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, vëmendjen e mediave e tërhoqi edhe një episod gjatë realizimit të fotografisë zyrtare të liderëve.

Në një ambient ku pothuajse të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive ishin paraqitur me kostume të errëta dhe këpucë klasike, kryeministri Edi Rama u dallua sërish për zgjedhjen e atleteve të bardha, një detaj që u kthye në objekt komentesh mes liderëve.

Gjatë vendosjes për fotografinë familjare, për shkak të gjatësisë së tij, Ramës iu kërkua të pozicionohej më përpara.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tregoi me gisht presidentit amerikan Donald Trump atletet e bardha të Ramës, por Trump hodhi vetëm një vështrim të shkurtër në drejtimin e treguar dhe më pas e ktheu menjëherë kokën, pa reaguar më tej, duke vijuar të priste realizimin e fotografisë zyrtare.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale,.

Kjo pasi ajo që për Ramën mund të ketë qenë një tjetër përpjekje për t'u dalluar me atletet e bardha në mesin e liderëve të NATO-s, përfundoi në një moment të sikletshëm, pasi vëmendja u përqendrua te reagimi i Mark Rutte dhe indiferenca e Donald Trump.

 

 

Të fundit