Flash News
Kriza globale e fertilitetit: 54 milionë gra mbi 35 vjeç nuk arrijnë të mbeten shtatzënë
U vra në sallën e gjyqit, Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që gjykatësi Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
“Shko direkt te Rama dhe merr lejen”, dëshmitë e arkitektëve të huaj në “The Albanian Files”
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona

Temperaturat e larta nuk japin më pushim as pas perëndimit të diellit. Gjithnjë e më shpesh, sidomos në qytete, termometri mbetet mbi 20 gradë gjatë gjithë natës dhe ndonjëherë nuk zbret as nën 25.
Ky është efekti i “ishujve të nxehtësisë urbane”, asfalti, betoni, ndërtesat dhe sipërfaqet rrugore grumbullojnë energji gjatë ditës dhe e çlirojnë ngadalë pasi dielli ka perënduar, duke penguar ftohjen e ajrit.
Por problemi nuk është vetëm sikleti. Për t’u rikuperuar nga lodhja e ditës dhe për të nxitur gjumin, organizmi ynë ka nevojë të ftohet.
Kur kjo nuk ndodh, gjumi bëhet më i fragmentuar, zemra punon më shumë, rritet rreziku i dehidratimit dhe edhe tretja mund të vështirësohet. Pasojat janë veçanërisht të rëndësishme për të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Çfarë ndodh me trupin gjatë një nate me vapë ekstreme?
Dhe cilat janë strategjitë më të mira, të rekomanduara nga ekspertët, për t’u mbrojtur? Më poshtë janë disa shpjegime:
Pse trupi ka nevojë për net të freskëta?
Gjatë gjumit, trupi nuk pushon vetëm: ai ul temperaturën e brendshme, ngadalëson punën e sistemit kardiovaskular dhe aktivizon procese riparimi e rikuperimi. Nëse temperatura e jashtme mbetet e lartë, sidomos për disa net radhazi, këto mekanizma bëhen më pak efikase. Prandaj valët e të nxehtit janë veçanërisht të rrezikshme kur edhe temperaturat minimale të natës mbeten të larta.
Çfarë të bëjmë: Mbani dhomën sa më të freskët; mbyllni dritaret dhe grilat gjatë ditës, ajrosni vetëm kur jashtë është më freskët dhe, nëse keni, përdorni kondicioner në 24–26°C duke shmangur ndryshime të mëdha të temperaturës.
Pse me vapë flemë më keq?
Për të fjetur, truri duhet të ulë temperaturën e trupit me rreth një gradë. Kur ambienti është i nxehtë ose i lagësht, trupi punon vazhdimisht për t’u ftohur përmes djersitjes dhe zgjerimit të enëve të gjakut. Kjo e vonon rënien në gjumë, rrit zgjimet gjatë natës dhe ul fazën e gjumit të thellë. Rezultati është lodhje, irritim dhe vështirësi përqendrimi ditën tjetër.
Çfarë të bëjmë: Dush i vakët para gjumit, çarçafë dhe pizhame prej fibrash natyrale, shmangie e aktivitetit fizik në mbrëmje dhe evitim i alkoolit; kufizim i kafeinës dhe vakteve të rënda para gjumit.
Çfarë ndodh me zemrën dhe presionin gjatë natës së nxehtë?
Për të larguar nxehtësinë, enët e gjakut zgjerohen dhe zemra pompon më shumë gjak drejt lëkurës, edhe gjatë gjumit. Gjatë natës humbasim ujë përmes frymëmarrjes dhe djersitjes. Nëse nuk rehidrohemi siç duhet, mund të shfaqen dehidratim, ulje e presionit, dobësi dhe marramendje. Në mëngjes mund të ndjeni etje, dhimbje koke, ngërçe etj. Tek personat me sëmundje kardiovaskulare, kjo ngarkesë shtesë rrit rrezikun e komplikacioneve. Tek të moshuarit problemi është edhe më i madh, pasi ndjesia e etjes ulet me moshën.
Çfarë të bëjmë: Të pini ujë rregullisht gjatë gjithë ditës, të konsumoni fruta dhe perime, të shmangni alkoolin në mbrëmje dhe të mos ndryshoni vetë terapitë mjekësore; personat që marrin diuretikë ose ilaçe për tensionin duhet të ndjekin udhëzimet e mjekut.
A ndikon vapa edhe te tretja?
Po, edhe pse provat janë më të kufizuara. Një darkë e rëndë dhe e pasur me yndyrna rrit prodhimin e nxehtësisë gjatë tretjes, duke shtuar parehatinë gjatë natës. Dehidratimi mund të ndikojë gjithashtu në lëvizjen e zorrëve.
Çfarë të bëjmë: Darkë e lehtë me drithëra, perime, peshk ose mish të bardhë; shmangie e ushqimeve të skuqura dhe yndyrore, si dhe alkoolit. Të hahet 2–3 orë para gjumit.
Kush rrezikohet më shumë dhe kur duhet kërkuar ndihmë?
Më të rrezikuarit janë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kardiake, respiratore, renale ose diabet. Ata kanë më pak aftësi për të rregulluar temperaturën dhe lëngjet në trup.
Kur duhet ndihmë: Nëse shfaqen konfuzion mendor, temperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje, të fikët, dobësi e theksuar ose ndryshime të vetëdijes, duhet kontaktuar menjëherë mjeku ose numri i emergjencës 112.
Gjatë valëve të të nxehtit, është gjithashtu e rëndësishme të kontrollohen çdo ditë të moshuarit që jetojnë vetëm.
Të fundit
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45
Aksident i rëndë në Durrës, motori përfundon në kanal
7 Korrik 2026, 09:27
Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s
7 Korrik 2026, 09:00
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
7 Korrik 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2026, 07:53
Skandal racizmi ndaj Mbappé! Senatorja paraguajane e fyen rëndë, reagon Franca
6 Korrik 2026, 22:08