Flash News

E-TJERA

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e së mërkurës në kodrën e Kuzum Babasë, në qytetin e Vlorës, duke djegur shkurre dhe bimësi të ulët.

Pas sinjalizimit, në zonë kanë ndërhyrë menjëherë efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

Shqetësimi mbetet i lartë pasi pranë vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa, si edhe Teqeja e Kuzum Babasë, një prej objekteve më të rëndësishme fetare dhe historike të qytetit, ndaj autoritetet po vijojnë operacionin për mbrojtjen e tyre.

Të fundit