Flash News
Koncert në vitin 2026
Kriza globale e fertilitetit: 54 milionë gra mbi 35 vjeç nuk arrijnë të mbeten shtatzënë
U vra në sallën e gjyqit, Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që gjykatësi Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
“Shko direkt te Rama dhe merr lejen”, dëshmitë e arkitektëve të huaj në “The Albanian Files”
"Skandal i padëgjuar", Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit në Ankara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuzuar kryeministrin Edi Rama, se sipas tij, ka penguar Presidentin Bajram Begaj të marrë pjesë si kryetar i delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson ngjarjen si "një skandal të nivelit më të lartë", ndërsa shton se, sipas dy burimeve diplomatike, dokumentacioni protokollar i dërguar tek autoritetet pritëse parashikonte që delegacioni shqiptar të drejtohej nga Presidenti Begaj, ndërsa Edi Rama të ishte pjesë e tij si anëtar.
Sipas Berishës, Rama ka ndërhyrë për të ndryshuar këtë përfaqësim, duke i ndaluar Presidentit udhëtimin drejt Turqisë, si me avionin e delegacionit ashtu edhe me linjat tregtare. Ai pretendon se kryeministri udhëtoi i vetëm me bashkëshorten në një avion privat.
Reagimi i plotë:
Një skandal i nivelit më të lartë!
Të dashur miq, dje ka ndodhur një skandal i nivelit më të lartë i padëgjuar kurrë më parë. Edi Rama bllokoi dje udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s në Ankara.
Ndonëse shkresa e dërguar pranë autoriteteve protokollare pritëse sipas dy burimeve diplomatike informonte se delegacioni shqiptar kryesohej nga presidenti Bajram Begaj dhe anëtarë Edi Rama etj etj.
Por Rama në një akt antikushtetues ka kërcënuar si bandit Begajn dhe ka bllokuar udhëtimin e tij si në avionin-taksi të pronotuar nga delegacioni shqiptar ashtu dhe me linjat tregtare dhe është nis vetëm me bashkëshorten e tij me një avion që sipas mediave i kushton dhjetra e mijëra euro ora e fluturimit.
Diplomati Dixhital informon se ky sherr nisi një javë më parë në Shqipëri kur Ambasadori turk sipas tij i kërkoj takim dhe i dorëzoi ftesën për Samitin e NATO-s në Ankara Presidentit Bajram Begaj. Ky i fundit po sipas burimit i thotë ambasadorit se këto janë punë të Ramës ndaj mendoj se ftesa i duhet dërguar atij. Ambasadori iu përgjigj se kjo është përcaktuar nga protokolli i Samitit dhe ai vetëm përcjell ftesën. Rama thërret menjëherë ambasdorin turk dhe i kërkon që ftesa t’i vij atij. Nuk dihet më tej për ndërhyrjet e Ramës pranë presidencës turke. Por shkresa e dërguar për delegacionin përfaqësues të Shqipërisë në Samit sipas diplomatit është firmosur nga Begaj si kryetar delegacioni dhe Edi Ramën jo si zëvendëskryetar por thjesht anëtar delegacioni, gjë që nënkuptonte që në tryezën e Samitit në vendin e parë aty ku shkruhej Albania do ulej Begaj, dhe Rama do ulej në karriken pas shpinës së tij, po kështu në foton familjare në vendin e caktuar për Shqipërinë do fotografohej me pjesëmarrësit e tjerë Begaj si përfaqësues e vendit dhe jo Rama.
Për të gjitha këto Rama si gangster vendosi t’i ndalojë kreut të shtetit dhe kryekomandantit të forcave ushtarake të udhëtonte drejt Turqisë.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë banditesk antikushtetues të Edi Ramës ndaj kreut të shtetit të vendit me të cilin ai dëshmon edhe njëherë përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij.
Të fundit
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45
Aksident i rëndë në Durrës, motori përfundon në kanal
7 Korrik 2026, 09:27
Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s
7 Korrik 2026, 09:00