Flash News

E-TJERA

Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s

Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në

Edhe në protestën e 39-të para Kryeministrisë, qytetarët kanë zgjedhur pankartat si një mënyrë për të shprehur pakënaqësitë dhe kritikat ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Mesazhet e shfaqura në tubim kanë prekur tema të ndryshme, nga shpenzimet publike te shërbimet shëndetësore. Një prej pankartave ka rikthyer në vëmendje financimin e koncertit të Kanye West, ku protestuesit shkruanin: “4 mln € i duam për Onkologjikun, jo për dëngla”.

Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në

Një tjetër pankartë ka ironizuar paraqitjen e kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të NATO-s në Ankara, përmes një fotomontazhi ku ai shfaqet me një fustan rozë, ndërsa Mark Rutte shihet duke i treguar veshjen Donald Trump.

Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në

Në mesin e mesazheve të tjera të protestuesve ishin edhe kritika ndaj propagandës qeveritare dhe gjendjes ekonomike të qytetarëve, me pankarta ku shkruhej: “Propagandë. Justifikime. Arritje. Asnjëra nuk do ta fshijë përgjegjësinë” dhe “Kanye West merr 4 milionë euro, prindërit e mi me 2 punë, shteti nuk paguan operacionet”.

Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në

Pankartat janë kthyer tashmë në një nga elementët më të spikatur të protestave të përditshme, ku qytetarët përdorin ironi dhe mesazhe simbolike për të adresuar kundërshtitë e tyre ndaj qeverisë.

Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në

 

 

 

Të fundit