Flash News

E-TJERA

Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!

Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln

Nga podiumi i protestës para Kryeministrisë, mjeku Ilir Alkja reagoi i revoltuar lidhur me vendimin e qeverisë për të financuar me 4 milionë euro koncertin e Kanye West.

Ai deklaroi se turpi i Shqipërisë nuk është anulimi i një koncerti, por mungesa e pajisjeve jetike në Spitalin Onkologjik dhe problemet e thella me të cilat përballet sistemi shëndetësor.

Ilir AlkjaShqipëria turpërohet se në spitalin Onkologjik ndodhin drama çdo muaj e çdo ditë. Mungon brankiterapia e zëvendësueshme për trajtimin e kancerit të gjirit. Shqipëria turpërohet prej teje se në inventar nuk ka një pet scan dhe të gjithë që vuajnë nga tumoret e paguajnë mbi 15000 euro jashtë ose në privat. Turpërohet për arsimin që po degradon çdo ditë. Nuk turpërohet Shqipëria se nuk këndon Kanye West. Si nuk pate turp që i dhurove 4 mln eruo një këngëtari perversi.

Të fundit