Flash News

E-TJERA

Zeka nxjerr bisedat: Biznesmenët e Kosovës u shantazhuan në emër të McGonigal, përfshirja e Agron Nezës

Zeka nxjerr bisedat: Biznesmenët e Kosovës u shantazhuan në

Politikani kosovar dhe gazetari, Milaim Zeka, ka bërë një deklaratë tronditës, që lidhet me skandalin e fundit të ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në emisionin “Çim Peka live”, Zeka foli për shantazhin që një zyrtar i huaj u ka bërë bniznesmenëve në Kosovë, me pretendimin se do t’iu hiqte emrin nga listat e zeza që gjoja dispononin për ta, shërbimet sekrete amerikane.

Zeka e identifikoi zyrtarin si “djali i FBI”. Në studio u shfaqën disa mesazhe të një kolegu ku flitej se si organizoheshin takimet. Zeka deklaroi se këta persona përdornin e McGonigal për t’i shantazhuar biznesmenët.

Zeka përmendi emrin e Agron Nezës (Personi A) të cilin e lidh me Faik Ymerin, personi që ka përdorur vulën e CIA-s dhe FBI-së për të shantazhuar biznesmenët e kompanisë “Devolli” në Kosovë.

Pjesë nga biseda:

“Ideja është që ata kishin letra origjinale nga djali i FBI, nga McGonigal; thjesht ndryshuan emrat në to dhe i përdorën për t’u treguar njerëzve se do të futeshin në listën e zezë nga SHBA dhe nëse paguanin, mund të ndalohej."

"Pyetja ime është se çfarë do të thotë kjo? Djali i FBI i shantazhonte me dosje origjinale duke vendosur emrat?"

"Djali i FBI, sipas kolegut, kishte akset në dosjet origjinale të përdorura në listën e zezë të rusëve nga SHBA, i morën ato dhe i ndërruar emrat me emra shqip, politikanësh apo biznesmenësh shqiptarë është ideja dhe thotë kjo është një gjë shumë egër. Një kthesë e re është se djali i FBI në Tiranë, partnerët e tij, kishin letra që dukeshin të ligjshme, logon e FBI, që do t’ua prezantonin biznesmenëve nëpër qytet, të cilët mund të dyshoheshin se bënin gjëra që mund të futeshin në listën e zezë nga ne. Më pas ata do të afronin një takim me djalin e FBI, zakonisht në Vjenë, ku biznesmenët e frikësuar do të inkurajoheshin të paguanin partnerët 1 deri në 5 milionë."

Peka (vazhdon): Ky është pretendimi i një kolegu ku mendohet se në Vjenë është kryer ky operacion. Në fakt, edhe në dosjen e Departamentit të Drejtësisë flitet për takimin në Vjenë të një politikani biznesmen shqiptar me McGonigal. Me aq sa ju e keni njohur, nga takimi që keni pasur me McGonigal, nga takimi që keni pasur me Agron Nezën, i besoni këtij operacioni mashtrimi?

Milaim Zeka: Unë, në mënyrë absolute nuk mund të deklaroj asgjë për Çarlin, por mund të deklaroj për kontaktin e Agron Nezajt, i cili mbase ka qenë viktimë, por të gjitha këto dokumente të falsifikuara me vulën e FBI, edhe me vulën e CIA-s amerikane janë përdorur nga një person në Bruksel me emrin Faik Ymeri, i cili i ka futur të gjithë në lojë dhe ka kërkuar deri në 10 milionë euro haraç, dëmshpërblim, nga biznesmenë të Kosovës për t’i hequr nga listat e zeza. Sigurisht që ky njeri është thirrur në shefin e FBI, sigurisht po them, por kjo është duke u hetuar nga agjentët e NATO-s në Bruksel, është duke u hetuar nga CIA amerikane dhe nga FBI sepse ky person i ka shantazhuar shumë biznesmenë dhe po them vetëm një emër: e ka shantazhuar grupin e kompanisë “Devolli”, njerëzit më të fuqishëm në Kosovë. Dhe unë e besoj se është e mjaftueshme kjo.

Zeka nxjerr bisedat: Biznesmenët e Kosovës u shantazhuan në

Të fundit