Flash News

E-TJERA

Zbardhet raporti i ekspertizës paraprake të 3-vjeçarit, si e përcakton spitali shkakun e vdekjes

Zbardhet raporti i ekspertizës paraprake të 3-vjeçarit, si e

Është zbardhur raporti i ekspertizës paraprake të 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes që bëri te klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho.

Sipas raportit të siguruar nga Euronews Albania, shkaku i vdekjes përcakton “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë.” Mjeku Xhaxho tha në një intervistë se djali vuante nga një defetk në zemër dhe ishte e nevojshme ndërhyrja me anestezi.

Ngjarja e rëndë u raportua tre ditë pasi vogëlushi kishte ndërruar jetë. Familjarët thanë se e dërguan fëmijën për trajtimin e tre dhëmbëve dhe pastrimin e gurëzave, por ndërhyrja i ështe bërë në 14 dhëmbë.

Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

Zbardhet raporti i ekspertizës paraprake të 3-vjeçarit, si e

Të fundit