Flash News

E-TJERA

Yuri Kim hesht për skandalin ‘Rama-McGonigal’, ambasadorja i shmanget gazetarit

Yuri Kim hesht për skandalin ‘Rama-McGonigal’, ambasadorja i

Skandali ‘McGonigal’ vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave të huaja, dhe jo vetëm. Përfshirja e kryeministrit Rama në takime dhe darka të padeklaruara me ish-zyrtarin e FBI-së, është kthyer në shqetësim edhe për vetë kryeministrin i cili prej kohësh nuk shfaqet në Kuvend.

E megjithëse ka reaguar thuajse për çdo ngjarje e situatë në Shqipëri, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka vendosur të heshtë për skandalin ‘Rama-McGonigal’.

Gjatë një vizite në një shkollë në Cërrik, ambasadorja amerikane është pyetur nga gazetari i Syri Tv, nëse ka dijeni mbi çështjen McGonigal.

Kim ka vendosur t’i shmanget pyetjes së gazetarit duke u mbrotjur nga truprojat që e shoqëronin.



Të fundit