Flash News

E-TJERA

U dhunua nga policia malazeze, reagon Petraq Milo: Makina ime ishte në radhë

U dhunua nga policia malazeze, reagon Petraq Milo: Makina ime ishte në

Petraq Milo, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Fincanat në Partinë e Lirisë, u dhunua në muajin janar nga policia malazeze.

Milo ishte brenda mjetit i shoqëruar me persona të tjerë duke pritur kalimin në pikën kufitare të Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit, kur një efektiv e dhunon duke e tërhequr vazhdimisht jashtë makinës dhe duke e kapur prej fyti.

Petraq Milo ka reaguar për herë të parë pas incidentit të publikuar në media dhe reagimit nga ana e autoriteteve malazeze. Në një reagim për Euronews Albania, Milo shprehet se ka qenë duke pritur në radhë dhe mohon të mos ketë zbatuar fjalën e efektivëve.

“Absolutisht, që jo. Po të shikoni video-n makina jonë është në radhë. Dhe habitem si nuk është evidentuar ky fakt”, ka thënë Milo.

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një reagim për ngjarjen, tha se ka pasur një mosrespektim të rregullave të telekomunikacionit, gjë që Milo e ka mohuar.

Të fundit