Flash News

E-TJERA

SPAK sekuestron 5512 m2 truall të bashkëshortit të ish-ministres Xhaçka

SPAK sekuestron 5512 m2 truall të bashkëshortit të ish-ministres

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 5512 m2 truall të “investitorit strategjik” të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

SPAK ka vendosur sekuestro preventive pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Ishte Fredi Beleri i cili denoncoi nga burgu Olta Xhaçkën dhe Jorgo Garon, kreun aktual të Bashkisë së Himarës. Beleri kallëzoi ish-ministren dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi, i njohur si “Investitor strategjik”, për transformimin pronësisë së 5512 m2 tokë.

Beleri akuzoi Goron se i ka dhënë tokën ish-ministres duke shkelur ligjin.

 

Të fundit