Flash News

E-TJERA

Shqiptarët “nuk i njohin” pushimet, 67% e të rinjve s’kanë bërë as një javë pushim

Shqiptarët “nuk i njohin” pushimet, 67% e të rinjve

Pushimet janë gjithmonë “çelësi” për të gjetur hapësirë relaksi për veten, si edhe për të siguruar një gjendje më të stabilizuar emocionale dhe psikologjike. E një ditë pushimi dhe çlodhje përkthehet në efekte pozitive edhe në punë.

Një analizë nga SCAN Intel e të dhënave të “Agjencisë Evropiane të Statistikave”, e rendit Shqipërinë si vendin me normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë përballuar dot një javë pushime larg shtëpisë, të paktën në moshën 14-vjeçare.

Të dhënat janë siguruar përmes sondazheve të zhvilluara gjatë vitit 2019-me persona të moshave të ndyshme.

Në Shqipëri rezulton se rreth 67% e popullsisë së anketuar të moshës 25 deri në 34 vjeç nuk kanë mundur dot të realizojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë. Vendi ynë pasohet nga fqinjët e rajonit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me 49.8% dhe 44.8%.

Sipas të dhënave të ‘Eurostat’, në Bashkimin Evropian vlerësohet se mesatarisht janë 21.7% e moshës 25 deri në 34 vjeç, të cilët kanë qenë të pamundur për të realizuar një javë pushime.

Në Shqipëri janë 81.3% e grupmoshës nga 35 deri në 44 vjeç të cilët janë shprehur se nuk kanë realizuar pushime. Një ndër shkaqet e pamundësisë për të realizuar të paktën një javë pushime, është edhe situata financiare.

Shqiptarët “nuk i njohin” pushimet, 67% e të rinjve

Të fundit