Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare: Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare:

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare: Mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit

Protesta e sotme e opozitës, ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore. "The Washington Post" shkruan se "mijëra mbështetës të opozitës politike shqiptare morën pjesë në një protestë antiqeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit për korrupsion të dyshuar dhe keqpërdorim të ekonomisë së kombit të vogël ballkanik."

"Sali Berisha, një ish-president dhe ish- kryeministër i Shqipërisë që drejton Partinë Demokratike dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili drejton Partinë e Lirisë, ishin mes protestuesve që u mblodhën para ndërtesës kryesore të qeverisë me pankarta dhe brohorima që kryeministri Edi Rama,  i Partisë Socialiste të qendrës së majtë në pushtet të japë dorëheqjen,"- vijon shkrimi më tej.

ABC News: "Opozita akuzon Ramën gjithashtu se ka korruptuar Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, i cili akuzohet në Shtetet e Bashkuara se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017 me një ish-zyrtar të inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se t'i kishte dhënë të paktën 225,000 dollarë."

The Telegraph: "McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe kërkoi kujdes në dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në vend për kompanitë ruse. Rama e ka pranuar takimin me McGonigal, por ka mohuar akuzat se i ka dhënë para ose trajtim preferencial."

Të fundit