Flash News

E-TJERA

Moszbatimi i ligjit bëhet pengesë për familjet: 88% e të punësuarve ‘i tremben’ prindërimit për shkak të punës

Moszbatimi i ligjit bëhet pengesë për familjet: 88% e të

Të krijosh një familje në Shqipëri po bëhet gjithnjë edhe më e vështirë. Të rinjtë shfaqen pesimistë sa i përket stabilitetit ekonomik dhe karrierës, kur vjen puna te krijimi i familjes dhe prindërimi.

Sipas të dhënave të marra nga SCAN Tv, rreth 43% e femrave dhe 30% e meshkujve të punësuar në vendin tonë e shohin prindërimin si një pengesë në karrierën e tyre, pasi pjesa më e madhe e bizneseve nuk e respektojnë ashtu siç duhet Kodin e Punës.

Mbi 700 punonjës të biznesve të ndryshme si në publik apo privat, në nivel kombëtar janë pyetur për këtë çështje. Ata pohojnë se ndjehen të pasigurt nëse do ta gjejnë sërish vendin e punës nëse i përkushtohen fëmijës.

55% e femrave dhe 38% e meshkujve pjesë e studimit mendojnë se prindërimi do të ndikonte në humbjen e vendit të punës.

Kryesisht, më e vështirë është për punëtorët e sektorit privat, pasi në administratë rezulton se rregullat zbatohen më me efektivitet.

Një tjetër aspekt që ndikon tek prindërit është dhe avancimi në karrierë që më shumti do të pengonte një nënë të punësuar pasi duhet të kujdeset për fëmijën ose të detyrohet të largohet shpeshherë nga puna.

60% e femrave e pohojnë këtë vështirësi. Rreth 47% thonë se ardhja në jetë e një fëmije do t’i pengonte në karrierën e tyre dhe përkushtimin ndaj profesionit.

Të fundit