Flash News

E-TJERA

3 kallashnikovë, lëndë djegëse dhe çantë me armë/ Si u parandalua atentati me "BMW X6" në Elbasan

3 kallashnikovë, lëndë djegëse dhe çantë me

Policia ka dhënë detaje nga automjeti tip “BMW X6” i parkuar në vendin e quajtur “Ish Konservimi” në Elbasan, brenda të cilit u gjet një sasi armësh.

Gjatë kontrollit brenda mjetit janë sekuestruar 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e një atentati.

Sipas policisë, kryerja e atenatit ishte plnaifikuar në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Është ushtruar kontroll në disa objekte të cilët dyshohet se shërbenin për të fshehur sendet dhe mjetet me të cilat mund të kryhej atentati.

“Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Veprimet janë në vijim dhe në përfundim të tyre, do të ketë një informacion përfundimtar”, njofton policia.

Të fundit