Flash News

E-TJERA

Jo më seanca pas orës 22:00, PS dhe PD miratojnë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

Jo më seanca  pas orës 22:00, PS dhe PD miratojnë ndryshimet
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 100 vota pro ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit në përfundim të seancës plenare të kësaj të enjteje, ndërsa kundër votoi vetëm deputeti Redi Muçi.

Ndryshimet u miratuan me konsensus mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, në funksion të zbatimit të vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Një nga pikat kryesore të dakordësuara është kufizimi i orarit të seancave plenare, të cilat nuk do të mund të vijojnë pas orës 22:00. Në rast se diskutimet nuk mbyllen brenda këtij afati, seanca do të shtyhet për ditën pasardhëse.

Mazhoranca socialiste tërhoqi disa prej propozimeve të saj fillestare, si procedura e përshpejtuar për projektligjet që lidhen me integrimin europian dhe reduktimi i kohës së diskutimeve për deputetët.

Po ashtu, ndryshimet parashikojnë forcimin e kontrollit parlamentar, duke detyruar institucionet publike t’u përgjigjen kërkesave për informacion të deputetëve, si edhe duke detyruar komisionet parlamentare të zhvillojnë mbledhje apo seanca dëgjimore kur kjo kërkohet nga opozita.

Të fundit