Flash News

E-TJERA

I dyshuar për vrasjen e Santiago Malkës, arrestohet në Belgjikë kreu i klanit 'Duka'

I dyshuar për vrasjen e Santiago Malkës, arrestohet në

Është arrestuar në Belgjikë Leonard Duka, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malka. Duka dyshohet të ketë qenë pjesë e atentatit ku u ekzekutua Malka. 

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Dukën. Ish-efektivi mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit në një atentat në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë. 

Me breshëri plumbash, Santiago Malka 26 vjeç u qëllua teksa po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMË X5’ nga një tjetër mjet në lëvizje, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Malka ka qenë miku i ngushtë i Ervis Martinaj, i përfolur si i pranishëm edhe në atetantin e vitit 2018 në ish-Bllok.

Të fundit