Flash News

E-TJERA

“E dija person etik, jo kriminel”/ Agjenti i FBI: Sjellja e McGonigal, e turpshme, prirej prej parasë

“E dija person etik, jo kriminel”/ Agjenti i FBI: Sjellja e

Agjenti i FBI-së, Peter Lapp, ka folur për skandalin “McGonigal”, ish-agjenti i akuzuar për lidhje të ngushta me oligarkun rus Oleg Deripaska, çështje lobimesh dhe marrëdhëniet mes kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për Syri TV, Lapp tha se me akuzat ndaj McGonigal ishte njohur 6 muaj më parë dukle vlerësuar se sjellja e ish-agjentit të FBI-së është e trupshme.

Lapp tha se si një ish-vartës i tij, e kishte menduar gjithmonë si një njeri me etikë dhe jo një kriminel.

Pjesë nga intervista

Bledian Koka: Zoti Lapp ju falënderoj që pranuat të komunikoni me ne në Syri Tv. Ju keni deklaruar për CNN se afera McGonigal ishte një siklet. Si u ndjetë kur e dëgjuat për herë të parë? Dhe ku e morët informacionin që ish-shefi juaj ishte nën hetim nga FBI?

Peter Lapp: Sa për ta sqaruar, mendoj se sjellja e Çarlit ishte e turpshme për FBI-në. Mendoj se FBI-ja është sjellë shumë mirë në ndjekjen penale dhe hetimin e detajuar të tij që kur iu paraqit supozimi. Por besoj se sjellja e tij është e turpshme për FBI-në.

Peter Lapp: Hera e parë që mora vesh për sjelljen e supozuar të Çarlit në vjeshtë. Ishte një artikull në revistën Business Insider këtu në Shtetet e Bashkuara, artikull që fliste për disa prej informacioneve që tani po i shohim publikisht prej aktakuzave dhe lajmeve në lidhje me arrestimin e tij. Pra, ka rreth gjashtë muaj. U habita, sinqerisht, kur e mora vesh. Nuk do të them se kisha shumë vlerësim për Çarlin në kohën kur punonim bashkë, por kjo sjellje qe e çuditshme për mua. Gjithmonë kisha menduar se ishte person etik dhe sigurisht jo kriminel, por duket se ka devijuar që prej kohës kur punonim bashkë.

Bledian Koka: Ju keni punuar bashkë. Si e njihnit zotin McGonigal?

Peter Lapp: Kam punuar për të drejtpërdrejt prej janarit 2012 deri në gusht a shtator të po atij viti. Nuk ishte përvojë e këndshme. Kishte ego të madhe dhe ishte i përqendruar tek karriera. Kishte shumë ambicie për t’u ngritur në nivele më të larta. Mendoj se kjo i ndikoi pa dyshim në stilin e menaxhimit. Koha së bashku qe shumë e shkurtër dhe fatkeqësisht mori fund kur më kërkuan të largohesha e të merrja në pozitë tjetër në qeveri. Si shef, ishte e vështirë të kishe të bëje me të. Pa diskutim, ndoshta shefi më i keq që kam pasur ndonjëherë. Gëzonte vlerësimin e kolegëve të vet. Menaxherët e shihnin me sy shumë të mirë dhe ai vijonte të ngrihej në detyrë gjatë kohës që kam punuar për të. Por, mënyra si i trajtonte disa prej vartësve të tij, përfshirë mua, ishte shumë armiqësore dhe disi joprofesionale, me çfarë mbaj mend dhe çfarë kam përjetuar.

Bledian Koka: Po tani që akuzat janë bërë publike, a mund të ngrini dyshime për mënyrën si sillej me ju, në raport me akuzat e Manhatanit apo dhe ajo e Columbia?

Peter Lapp: Ai kishte ego të fortë e të shëndetshme. Kishte shumë ambicie, dëshironte të ngrihej në nivel shumë të lartë, çka ishte shumë transparente në mënyrën si sillej në pozitën që kishte kur punoja për të. Asokohe nuk mund të dalloja ndonjë gjë që do të sugjeronte se ai do të bënte gjërat që supozohet se ka bërë. Nuk di të ketë pasur ndonjëherë probleme financiare. Kjo sjellje ishte vërtet tronditëse për mua. Nuk e di a bëhet fjalë për një situatë ku ai e mendoi veten më të zgjuar se gjithë të tjerët. Ishte e qartë se kishte mendim shumë të mirë për vetën kur ishte në FBI dhe ndoshta është një situatë ku ai e teproi me vetëbesimin dhe mendimin e mirë për veten. Duket qartë se prirej prej parasë dhe ishte i hapur për biznes, si para se të tërhiqej prej FBI-së dhe sigurisht edhe disa vite më pas. Duket se priret shumë nga ana financiare dhe, për çfarëdolloj arsyeje, ka humbur busullën morale. Ai ka humbur pjesën e besnikërisë, trimërisë dhe integritetit, që është pjesë e vlerave mbi të cilat qëndron FBI-ja. Ai vërtet devijoi dhe kjo është e trishtueshme për t’u dëshmuar, edhe pse nuk patëm përvojë të mirë së bashku, të shohësh dikë që e njihje e me të cilin ke punuar e që tani bie në këtë udhë të korruptuar, siç supozohet. Është zhgënjyese dhe e trishtë.

 

Të fundit