Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Petraq Milos në kufi, reagon policia e Malit të Zi: Kemi marrë masa ndaj efektivëve

Dhuna ndaj Petraq Milos në kufi, reagon policia e Malit të Zi: Kemi

Një video e publikuar dje tregonte momentin kur kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, dhunohej nga policia kufitare e Malit të Zi.

Ngjarja ka ndodhur në muajin Janar të këtij viti, ndërsa pavarësisht publikimit në mediat shqiptare dhe ato malazeze, nuk ka pasur asnjë reagim as nga qeveria shqiptare dhe as nga qeveria e Malit të Zi.

Së fundmi, policia malazeze ka bërë një reagim ku informon për ngjarjen e ndodhur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit, dhe ndaj efektivëve që kanë dhunuar Milon janë marrë masa dhe veprime zyrtare, raporton REL.

“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjen e përmendur dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë”, u tha në njoftim.

Më 16 janar, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, partia e Mehmed Zenkës, tha se një pjesëtar i Policisë së Malit të Zi kishte keqtrajtuar një shtetas shqiptar. Bashkangjitur njoftimin, partia vendosi edhe video-n nga momenti kur Milo dhunohej prej efektivëve të policisë.

“Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve u bënë thirrje organeve kompetente dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç që të ndërmarrin masat e duhura për të ndriçuar situatën e përdorimit të forcës nga Policia ndaj personave të paidentifikuar dhe për të sqaruar urgjentisht këtë situatë”, thuhej në njoftim.

Të fundit