Flash News

E-TJERA

Dëmtohet Mirlind Daku, lë grumbullimin me kombëtaren shqiptare

Dëmtohet Mirlind Daku, lë grumbullimin me kombëtaren shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit është kthyer përsëri në fushën stërvitore pas fitores së thellë ndaj Çekisë, për të nisur përgatitjet për përballjen miqësore me Bullgarinë.

Ndeshja do të zhvillohet të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”. Por një lajm aspak i mirë është raportuar ku mësohet se Mirlind Daku do të humbasë miqësoren me Bullgarinë për shkak të një tërheqje muskulore.

Nga ky dëmtim Daku nuk do të jetë i gatshëm të luajë të paktën për dy javët e ardhshme.

 Ai do të niset mbrëmjen e sotme drejt klubit të tij, duke lënë grumbullimin e kombëtares.

Të fundit