Flash News

E-TJERA

Censi i popullsisë dhe banesave, gjoba për qytetarët që nuk i përgjigjen

Censi i popullsisë dhe banesave, gjoba për qytetarët që nuk

I shtyrë disa herë për shkak të pandemisë, Censi i Popullsisë dhe banesave pritet të nisë më 18 shtator. Procesi do të zgjasë deri në 6 javë. Synimi i Cens është t’i sigurojë parlamentit, qeverisë, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile një informacion të besueshëm statistikor të nevojshëm për planifikimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për kërkime shkencore, si dhe për të kuptuar situatën demografike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Elsa Dhuli, drejtoreshë e INSTAT, ka folur për A2 CNN, duke dhënë detaje nga Censi. Për herë të parë, të dhënat e Censit do të regjistrohen në rrugë elektronike përmes tabletave.

“Ndryshe nga Censi i raundit të kaluar, Censi i vitit 2023 do të kryhet derë më derë, në mënyrë tradicionale, por në vend të pyetësorëve letër, grumbullim i informacionit do të bëhet me tabletë. Rezultat e para pritet të publikohen në qershor të vitit 2024, ato në nivel vendi. Ndërkohë rezultat në nivel qarku apo bashkie pritet të publikohen në tetorin e vitit 2024”, tha Elsa Dhuli, drejtoreshë e INSTAT.

Në rast se qytetari refuzon t’i përgjigjet Censit, do të gjobitet me një shumë nga 50 deri në 100 mijë lekë.

“Jo vetëm për faktin që Censi i popullsisë dhe banesave është një e mirë publike që i shërben qytetarëve në radhë të parë, por edhe hartuesve të politikave që të hartojnë politika bazuar në evidenca. Kjo jo vetëm në nivelin qendror, por edhe vendor. Kjo në mënyrë që të kemi një planifikim sa më të saktë të asaj çka do të ndërtohet në vazhdim, ku do të ndërtohet dhe si do të ndërtohet”, u shpreh Dhuli.

Sipas ligjit, çdo person i cili në periudhën që kryhet Censusi është banor i zkaonshëm i Republikës së Shqipërisë, është i detyruar t;i përgjigjet pyetësorëve në mënyrë të saktë dhe të plotë.

Përjashtim bëjnë vetëm pyetjet e lidhura me identitetin etnik, fenë dhe gjuhën, për të cilat mund të zgjidhni opsionin “Preferoni të mos përgjigjeni”.

Të fundit