Flash News

E-TJERA

Berisha paralajmëroi protestë, Kuvendi konfirmon seancën plenare të hënën

Berisha paralajmëroi protestë, Kuvendi konfirmon seancën plenare

Është zyrtarizuar seanca e radhës në Kuvend. Bëhet me dije se do të zhvillohet të hënën më datë 13 shkurt ora 17:00. Kujtojmë se Partia Demokratike paralajmëroi një tjetër protestë para Kuvendit në 13 shkurt.

Në një komunikim me mediat më herët, Berisha tha gjithashtu se nëse seanca e Kuvendit nuk do të mbahej për shkak të zisë që është vendosur për viktimat e tërmetit në Turqi, PD-ja do respektonte zinë.

Njoftimi: 

Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Të fundit