Flash News

E-TJERA

Aksident tek "Ura e Tajvanit", urbani i Unazës përplas disa automjete, 3 të lënduar

Aksident tek "Ura e Tajvanit", urbani i Unazës përplas disa

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, te vendi i quajtur "Ura e Tajvanit". Urbani i linjës së Unazës është aksidentuar me disa automjete. 

Sipas raportimeve të policisë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë transportuar për në spital. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:35 në zonën e Shallvareve. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

"Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë", njofton policia.

Të fundit