Flash News

Ditari i Opozitës

Mbi 3 orë në SPAK, Meta flet pas dëshmisë: U thirra për çështjen CEZ-DIA, s'kam lidhje me privatizimin

Mbi 3 orë në SPAK, Meta flet pas dëshmisë: U thirra për

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK ku qëndroi mbi 3 orë.

Pas daljes së tij nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Meta tha se është thirrur për çështjen CEZ-DIA.

“Së pari kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK, per disa ditësh. Për një çështje të ndodhur në vitin 2019. Ashtu sikurse e dini që janë me dhjetëra kallëzime të miat edhe si President i Republikës, për çështje të veçanta. Sot kishte të bënte me CEZ-DIA.

Ju kam thënë që kam pasur shumë pritshmëri që SPAK do ishte një institucion lider në luftën kundër korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë që sa herë që do të ftohesha do të vija  për t’i ndihmuar për çdo çështje që mund të gjykonin që mund t’i ndihmoj”, tha Meta.

Meta deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me çështjen në fjalë, pasi asokohe ka qenë në opozitë. Kreu i PL-së u shpreh se në 4 muaj që ka qenë ministër CEZ-i nuk ka përfaqësuar asgjë nga qeveria.

“Së pari Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, pasi ka qenë në opozitë atë kohë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me CEZ-DIAN. Pasi marrëveshja është bërë kur Ilir Meta ka qenë ministër Ekonomie. Gjatë 4 muajve që kam qenë ministër CEZI nuk ka përfaqësuar asgjë nga qeveria, përkundrazi kemi qenë në debate të vazhdueshme. Së dyti në dhjetor pasi ERE mori një vendim që në gjykimin tonë favorizonte CEZ-in në raport me KESH-in ministria e ka kundërshtuar këtë vendim”, tha Meta.

Të fundit