Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Duçka dhe Neza kërcënuan me miliona euro Ylli Ndroqin, i përfshirë edhe Taulant Balla

Denoncimi i Berishës: Duçka dhe Neza kërcënuan me miliona

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denononcoi se si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, bashkë me Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, kërcënonin biznesmenë.

Nga konferenca e përjavshme me gazetërt, Berisha tregoi se Neza bashkë me Duçkën kanë tentuar të kërcënojnë dhe të gjobisin drejuesin e Ora Neës, Ylli Ndroqi.

Berisha tha se Ndroqi ka refuzuar gjkobën që Duçka dhe Neza kanë tentuar t’i vendosin, fakt që sipas kryedemokratit e ka denoncuar edhe para autoriteteve amerikane.

“Në takimin tonë para një jave, unë ju informova ju se ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro.

Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora News, Ylli Ndroqi.

Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve. Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane”, deklaroi Berisha.

Berisha deklaroi se në disa raste kur Neza dhe Duçka kanë kërcënuar biznesmenët, i pranishëm ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara që këta çakenj, kërcënonin biznesmenët e tjerë, natyrisht edhe në praninë e Taulant Ballës. Mbrojtja që Edi Rama i bën Dorian Duçkës dhe Agron Nezës është mbrojtje që i bën vetes së tij. Kjo skemë është e bekuar dhe e përdorur edhe për interesat e Edi Ramës”, shtoi Berisha.

Të fundit