Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
"SPAK po më bën gjyq popullor!", Ahmetaj reagon sërish: Duan të më bëjnë “dele të zezë”

Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për privatizimin e fabrikës “Buka” tek zona “5 Maj” në Tiranë.
Dosja e dytë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Ahmetajn lidhet me vlerën e aksioneve të privatizimit të fabrikës, ku pronarët pretendojnë se u është krijuar një dëm me rreth 1.5 milionë euro.
Në një postim në FB, ish-zyrtari i lartë i Partisë Socialiste shprehet “se si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore”, ndërsa shprehet se pse familja e Myderizi ka ngritur kallëzim specifikisht për Arben Ahmetaj në Qershor të vitit 2022.
Reagimi i plotë:
Në vazhdën e reagimeve të mia, si një përpjekje për të kuptuar të vërtetën dhe bërë transparencë me fakte, disa pyetje dhe sqarime të tjera vijnë natyrshëm për median, publikun dhe patjetër e mbi të gjithë, për SPAK.
Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përparase i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë.
Si ka mundësi që ekskluzivitetin e lajmeve të SPAK në lidhje me dosjet Ahmetaj e marrin mediat e financuara nga inceneratorët përpara se ato të ndjekin rrugën ligjore? Në cilin vend të botës, detajet e dosjes hetimore, e jo më pastaj dosjet e plota si në rastin tim dalin, në media?
Ku konsiston shpërdorimi i detyrës në rastin e dosjes “Buka”? Cilin ligj e nen kam shkelur?
Cili është dëmi që i kam shkaktuar shtetit në “shpërdorimin e detyrës” nga ana ime? Sa është dëmi që i kam shkaktuar shtetit?
Familja e nderuar e ish-pronareve ka të drejtën për të ndjekur të drejtën që mendon se i takon, por cila është arsyeja që në Qershor të vitit 2022 ajo ka bërë një kallëzim specifikisht për Arben Ahmetaj? Mos vallë kjo përkon e promovuar me persekutimin e përndjekjen time politiko-mediatiko-juridike?
Cila është arsyeja që familja e nderuar e ish-pronarëve ka tërhequr padinë ndaj institucionit që ka dhënë lejen e ndërtimit, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë vendimine formës së prerë për anulimin e privatizimit?
Si ka mundësi që është dhënë leje ndërtimi në gusht të 2018, ndërkohë që Vendimi i Gjykatës së Apelit ka dalë në Nëntor të 2017. Vendimi i Gjykatës është ligj për të gjithë dhe i zbatueshëm në vetvete. E vetmja që s’ka marrë asnjë vendim apo veprim në kundërshtim me Vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit është Ministria e Ekonomisë drejtuar nga unë në atë periudhë.
Si ka mundësi që SPAK anashkalon faktin që aksionet shtetërore janë mbrojtur dhe jo e kundërta? Si ka mundësi që SPAK injoron apo anashkalon rolin e Ministrit të Ekonomisë si person politik? Si ka mundësi që SPAK anashkalon apo injoron faktin ligjor që Ministri i Ekonomisë nuk bën vlerësim apo rivlerësim asetesh dhe aksionesh, por kjo pjesë e procedurës bëhet nga vlerësues të pavarur e të certifikuar të cilët janë në listën zyrtare të institucionit.
Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”Deles së zezë”? Mos vallë ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!
Disa sqarime, sërish:
Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime! Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga unë, me ligj urdhëronte vetëm nisjen e procedures së privatizimit të aksioneve shtetërore në sektorët jo-strategjikë. Ministria e Ekonomisë urdhëronte vlerësim ose rivlerësim, që më pas kryhej nga ekspertë të pavarur, të licensuar. Ministria e Ekonomisë dërgonte dosjen në Agjensinë e Privatizimit në Ministri të Financave. Të gjitha këto hapa duke zbatuar ligjet në fuqi.
Shitja e aksioneve shtetërore është bërë me ankand të hapur, ku mund të merrte pjesë kushdo (pa asnjë mundësi favorizuese). Shitja bëhej me ankand të hapur nga Agjensia e Privatizimit në Ministrinë e Financave, e cila në kohën e zhvillimit të ankandit nuk drejtohej nga Arben Ahmetaj.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë dhe nuk ka nevojë për asnjë urdhër mbështetës, e pavaresisht kësaj, ka dalë një urdhër anulimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.
Sipërmarrësin në fjalë as nuk e kam, e as nuk e kam pasur kurrë mik. Dhe sikur ta njihja, besoj se koha kur njihje “kulakë”, ka përfunduar prej kohësh. Të njohësh dikë apo disa në vendin tonë të vogël nuk përbën më prej vitesh shkelje penale!
Gjithsesi, kujdes kur ta nxirrni këtë postim, nëse vendosni ta nxirrni, se mund t’ju zerohet mbështetja okulte, apo mund të merrni telefonata kërcënuese nga spin doctors.
Të fundit
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51