Flash News

E-TJERA

40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë

40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë

Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 40-të radhazi, ndërsa qytetarët kanë vijuar tubimin para Kryeministrisë me forma të reja simbolike të shprehjes së pakënaqësisë.

Këtë herë, një grup të rinjsh marshuan përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke mbajtur në duar pjata me hallvë, të cilat më pas i vendosën përpara godinës së Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, veprimi kishte karakter simbolik. Në traditën shqiptare, hallva lidhet me ceremonitë mortore, ndërsa protestuesit thanë se përmes këtij gjesti synuan të përcillnin mesazhin e "vdekjes së frikës" dhe të kërkesës së tyre për largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Protesta e sotme u zhvillua në vazhdën e tubimeve të përditshme që prej 40 ditësh kanë mbledhur qytetarë para Kryeministrisë, me kërkesa që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe ndryshimin politik.

Të fundit