Flash News

E-TJERA

Gjyqi në GJKKO, avokati i ri i Metës paraqitet në seancë

Gjyqi në GJKKO, avokati i ri i Metës paraqitet në seancë

Ish-presidenti Ilir Meta ka zgjedhur përfaqësuesin e ri ligjor për procesin gjyqësor ndaj tij. Avokati Bujar Musta do të jetë tashmë pjesë e mbrojtjes së kreut të Partisë së Lirisë, pas ndarjes nga avokati i mëparshëm Kujtim Cakrani.

Musta është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të zhvillohet seanca e radhës për çështjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-presidenti dhe ish-bashkëshortja e tij akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, akuza të cilat ata i kanë mohuar.

Ndryshimi i avokatit vjen në një fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor, ndërsa mbrojtja e Metës do të vijojë me një përfaqësues të ri ligjor për përballjen në gjykatë.

Të fundit