Flash News
Tjetërsimi i pronave, lëshohen 12 masa sigurie për drejtues dhe zyrtarë të Hipotekës së Durrësit
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
Krimi në familje/ Vrau gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë
Nuk ka konsensus për rezolutën, amendamentet e PD-së mbështeten nga eurodeputetët, PS i refuzon
Editoriali i "The Guardian" për protestat: Demokracia me "buldozerë" po zemëron shqiptarët

Editoriali i gazetës prestigjioze britanike “The Guardian” i kushton vëmendje protestave të fundit në Shqipëri, duke i cilësuar ato si “revolucioni i flamingove”.
Media britanike shkruan se ajo që nisi si një lëvizje për mbrojtjen e natyrës në zonën e Zvërnecit, Sazanit dhe lagunës përreth, është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër mënyrës së qeverisjes dhe mungesës së transparencës.
Në analizën e saj, “The Guardian” thekson se shqiptarët nuk po kundërshtojnë investimet, por kërkojnë që zhvillimi të mos bëhet në kurriz të trashëgimisë natyrore dhe interesit publik. Sipas gazetës, zemërimi i qytetarëve lidhet me një pakënaqësi më të thellë ndaj modelit të zhvillimit dhe marrëveshjeve që perceptohen si të paqarta.
ARTIKULLI:
Për më shumë se një muaj, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar kundër qeverisë së tyre, në shpërthimin më të madh të pakënaqësisë në Shqipëri që nga rënia e komunizmit më shumë se tre dekada më parë. Ajo që nisi si shqetësim mjedisor për mbrojtjen e një rezervati natyror dhe mbi 2,500 specieve që ai strehon, është shndërruar në “revolucionin e flamingove”, duke vënë në pikëpyetje vetë drejtimin që po merr vendi.
Shqiptarët janë të zemëruar sepse zhvillime luksoze shumë-miliardëshe, të mbështetura nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, rrezikojnë një nga zonat e fundit të egra të Adriatikut – Zvërnecin, lagunën e tij dhe ishullin pranë, Sazanin – dhe janë të revoltuar nga mungesa e transparencës rreth projekteve. Qeveria thotë se marrëveshjet nuk janë finalizuar. Por videot me buldozerë në plazhe ndezën protestat masive.
Tani protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama, i cili fitoi mandatin e katërt vetëm vitin e kaluar, megjithëse me një pjesëmarrje në votime prej vetëm 45%. Rama ka këmbëngulur se “nuk ka absolutisht asnjë mundësi që investimi të ndalet për sa kohë jam unë këtu”. Kreu i Partisë Socialiste ka kërkuar me entuziazëm investime biznesi dhe kapital të huaj, duke argumentuar se ato janë thelbësore që një nga vendet më të varfra të Europës të përparojë. Shqiptarët i mirëpresin investimet, por kjo nuk do të thotë se duan të shesin trashëgiminë e tyre – sidomos kur kushtet e marrëveshjes mbeten të paqarta. Rama është paraqitur si një udhëheqës që po e tërheq vendin drejt botës moderne. Kritikët brenda vendit flasin për një “demokraci me buldozerë”, që duket më tërheqëse nga larg sesa nga afër.
Rama fajëson ndjenjat anti-Trump për reagimin kundër projektit. Por, sipas editorialit, lëvizja ka të bëjë shumë më tepër me zhgënjimin ndaj qeverisë së Ramës dhe ndaj opozitës konservatore të drejtuar nga Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër, i cili në një periudhë ishte shpallur i padëshiruar në SHBA nga administrata Biden për akuza të pretenduara korrupsioni.
Zhvillimi në Zvërnec është bërë i mundur nga një ndryshim ligjor i vitit 2024, që lejon ndërtimet në rezervatet natyrore për projekte me pesë yje. Për shumë njerëz, kjo është prova më e qartë se qytetarët e zakonshëm po sakrifikohen për përfitimin e super të pasurve. Siç i tha Guardian-it një protestues i moshuar shqiptar: “Kanë kaluar më shumë se 30 vjet dhe spitalet tona janë ende të këqija, sistemi arsimor është katastrofë, nuk ka punë dhe të gjithë po ikin… Nga përvoja kemi mësuar se projekte të tilla përfitojnë vetëm një pakicë të pasur.”
Sipas gazetës, shqiptarët po kërkojnë që politika t’u ofrojë diçka më të mirë. Ka ngjashmëri me protestat e gjata në Serbi kundër klientelizmit dhe mungesës së llogaridhënies. Veçanërisht domethënës është fakti që një vend i njohur për emigracion të lartë ka parë të rinj të arsimuar të kthehen nga jashtë për të marrë pjesë në protesta. Shqiptarët që dikur mendonin se nuk kishin të ardhme në vendin e tyre, tani po përpiqen të ndërtojnë një të tillë.
Eurodeputetë kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të ndërtimeve në zonat e brishta dhe kanë paralajmëruar se projekti i resortit rrezikon planet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Për Guardian, ky duhet të jetë një mesazh serioz për Ramën, i cili ka premtuar anëtarësimin deri në vitin 2030. Por, sipas editorialit, kryeministri duhet të dëgjojë para së gjithash qytetarët e tij.
Kjo nuk është vetëm një betejë për të mbrojtur një pjesë të çmuar të natyrës, sado e rëndësishme të jetë ajo. Është një betejë për të vendosur nëse vendi mund të gjejë një rrugë më të mirë sesa një rritje afatshkurtër që pasuron pak njerëz përmes marrëveshjeve të paqarta.
Të fundit
I riu paraqitet i plagosur në Spitalin e Lezhës, policia në kërkim të autorit
9 Korrik 2026, 18:30
Leku është forcuar apo mbivlerësuar?
9 Korrik 2026, 17:58
Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
9 Korrik 2026, 16:47
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
9 Korrik 2026, 16:12
Vrasja në Shkodër/ Të afërmit: Familje e qetë, nuk kanë pasur probleme
9 Korrik 2026, 16:10
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
9 Korrik 2026, 15:43
Pezullohet efektivi në Fier, krijoi lidhje me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares
9 Korrik 2026, 15:24
Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike
9 Korrik 2026, 15:03
Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
9 Korrik 2026, 15:01
Policia nis hetimet për review-t negative të protestuesve ndaj bizneseve pranë Ramës
9 Korrik 2026, 14:30
Krimi në familje/ Vrau gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima
9 Korrik 2026, 14:05
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë
9 Korrik 2026, 13:49
I zbulua bazë armësh në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq 38-vjeçarin
9 Korrik 2026, 13:35
Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona Bonnie Tyler
9 Korrik 2026, 12:56
Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme
9 Korrik 2026, 12:45
Deputeti i VLEN reagon pas ndalimit në kufi: Shqipëria nuk është pronë e askujt
9 Korrik 2026, 12:15
Trafikuan 7 ton kokainë, dënohet banda shqiptare në Belgjikë
9 Korrik 2026, 12:01
Justin Bieber, Shakira dhe Madonna spektakël në finalen e Botërorit 2026
9 Korrik 2026, 11:52
Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren
9 Korrik 2026, 11:39
Gjyqi në GJKKO, avokati i ri i Metës paraqitet në seancë
9 Korrik 2026, 11:29
Aksident gjatë natës në Gramsh, plagosen burrë e grua
9 Korrik 2026, 11:20
Bardhi në Parlamentin Europian: Në Shqipëri ligji ndalet përballë pushtetit
9 Korrik 2026, 11:08
Meta kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin
9 Korrik 2026, 10:56
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve
9 Korrik 2026, 10:21
Rikthehet i nxehti afrikan, në fundjavë termometri arrin 40 gradë
9 Korrik 2026, 10:08
Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove
9 Korrik 2026, 10:07
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
9 Korrik 2026, 09:40
Ekonomiksi i koncerteve, 100 milionë eurot imagjinare të kryeministrit
9 Korrik 2026, 09:28
Dhurata e çuditshme e Erdoganit për liderët e NATO-s
9 Korrik 2026, 09:11
Francë-Marok në çerekfinale, favoritët përballë surprizës së Botërorit
9 Korrik 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
9 Korrik 2026, 08:30
“Uniteti i jashtëzakonshëm” i NATO-s dhe mesazhet kryesore nga samiti në Turqi
9 Korrik 2026, 08:11
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
9 Korrik 2026, 07:59
Horoskopi, njihuni me parashikim e yjeve
9 Korrik 2026, 07:46
Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit
9 Korrik 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2026, 07:02
Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!
8 Korrik 2026, 21:43
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57