Flash News

Bota

Dhurata e çuditshme e Erdoganit për liderët e NATO-s

Dhurata e çuditshme e Erdoganit për liderët e NATO-s

Një dhuratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë samitit të NATO-s në Ankara, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar liderëve të aleancës pistoleta të personalizuara me emrat e tyre të gdhendur.

Sipas raportimeve të mediave europiane, armët janë shoqëruar edhe me kuti me fishekë të vërtetë, një zgjedhje që ka shkaktuar habi, pasi zakonisht dhuratat diplomatike në takime të tilla janë simbolike dhe jo armë.

Rasti u bë publik nga kryeministri britanik Keir Starmer, i cili tregoi se nuk mundi ta merrte me vete në Mbretërinë e Bashkuar pistoletën e tij, pasi importimi i një arme të tillë bie ndesh me ligjet britanike. Dhurata e tij do të qëndrojë në Ankara dhe pritet të çaktivizohet.

Starmer tha se Erdogan kishte siguruar një dokument personal që lehtësonte procedurat për eksportin e armës nga Turqia, por kjo nuk mjaftoi për të kapërcyer kufizimet ligjore britanike.

Ende nuk është e qartë nëse edhe liderë të tjerë të NATO-s janë përballur me të njëjtin problem për marrjen e dhuratës.

Përveç pistoletës, pjesëmarrësit e samitit morën edhe dhurata më tradicionale, mes tyre një botim luksoz të librit “Politika e guximit: Erdogan dhe ngritja e Turqisë”, si dhe bllok shënimesh e stilolapsa të personalizuar me emrat e liderëve.

Të fundit