Flash News

SPORT

Justin Bieber, Shakira dhe Madonna spektakël në finalen e Botërorit 2026

Justin Bieber, Shakira dhe Madonna spektakël në finalen e

Finalja e Kupës së Botës 2026 pritet të shoqërohet me një spektakël të madh muzikor, ku do të ngjiten në skenë disa nga emrat më të njohur të industrisë së argëtimit.

Justin Bieber është konfirmuar si një nga artistët kryesorë të ceremonisë së finales, së bashku me Shakirën, Madonnën dhe grupin koreano-jugor BTS. Shfaqja do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin e New Jersey-t dhe do të zgjasë rreth 11 minuta.

Pjesë e performancës do të jenë edhe këngëtari nigerian Burna Boy me hitin “Dai Dai”, dirigjenti i njohur Gustavo Dudamel dhe kori PS22, duke kombinuar muzikën pop me tinguj ndërkombëtarë dhe elementë artistikë.

Përveç spektaklit, ceremonia do të ketë edhe një komponent bamirësie. Ajo do të mbështesë fondin FIFA Global Citizen Education Fund, një iniciativë që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të krijuar mundësi më të mira arsimimi dhe për të nxitur zhvillimin e futbollit te fëmijët në mbarë botën.

“Jam mirënjohës që do të jem pjesë e këtij spektakli dhe akoma më i lumtur që kjo nismë po ndihmon në zgjerimin e mundësive për arsimimin e fëmijëve në mbarë botën”, u shpreh Justin Bieber.

Të fundit