Flash News

E-TJERA

Milionat për West, Partia Demokratike Europiane kritikon Ramën: Paratë publike nuk janë për spektakël

Milionat për West, Partia Demokratike Europiane kritikon Ramën:

Vendimi i qeverisë shqiptare për të financuar me rreth 4 milionë euro organizimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West ka shkaktuar reagime edhe në nivel europian.

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë aktivitet, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të përqendrohet te kërkesat e qytetarëve për transparencë, llogaridhënie dhe shtet ligjor.

Në një reagim publik , EDP shprehet se, ndërkohë që prej javësh qytetarët shqiptarë protestojnë për më shumë transparencë dhe forcimin e institucioneve, qeveria po planifikon të shpenzojë miliona euro për koncertin e një artisti.

Reagimi i plotë: 

Ndërsa prej javësh shqiptarët kanë mbushur rrugët duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe shtet ligjor, Edi Rama thuhet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë.

Kryeministri Rama duhet të shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e vendit të tij.

Shqipëria meriton më shumë: demokraci përpara spektaklit, llogaridhënie përpara projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet evropiane.

 

Të fundit