Flash News
Tjetërsimi i pronave, lëshohen 12 masa sigurie për drejtues dhe zyrtarë të Hipotekës së Durrësit
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
Krimi në familje/ Vrau gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë
Nuk ka konsensus për rezolutën, amendamentet e PD-së mbështeten nga eurodeputetët, PS i refuzon
Bardhi në Parlamentin Europian: Në Shqipëri ligji ndalet përballë pushtetit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE-Shqipëri në Parlamenti Europian se në Shqipëri është cenuar shteti i së drejtës dhe se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.
Bardhi solli si shembull rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar shumicën parlamentare se pengoi veprimet e SPAK-ut për arsye politike. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për moszekzekutimin e disa urdhër-arresteve ndaj personave të lidhur me krimin e organizuar, duke pretenduar se kjo lidhet me interesa politike.
Në fjalën e tij, Bardhi akuzoi qeverinë e Edi Rama se lejon pastrimin e parave të krimit të organizuar përmes investimeve në ndërtim dhe turizëm, duke iu referuar hetimeve të autoriteteve europiane dhe dosjeve të SPAK-ut.
Sipas tij, refuzimi i kryeministrit për interpelancë dhe mosngritja e një komisioni hetimor parlamentar janë tregues se ligji ndalet aty ku fillon pushteti.
Më poshtë fjala e plotë e mbajtur në takimin e përbashkët BE-Shqipëri;
Të nderuar kolegë,
Kur flasim për të drejtat themelore, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në fakt po përpiqemi t'i japim përgjigje një pyetjeje themelore:
A është ligji më i fortë se pushteti?
Ligjet mund të shkruhen mirë. Por prova e tyre e vërtetë vjen në momentin kur duhet të veprojnë ndaj vetë pushtetit. Pikërisht aty kuptohet nëse shteti i së drejtës është real, apo vetëm formal.
Po ju sjell dy raste konkrete që tregojnë se çfarë ndodh në Shqipëri kur ligji përballet me pushtetin.
I pari lidhet me luftën kundër korrupsionit.
Kur SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit për të vijuar procedurat ndaj një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare, zëvendëskryeministres Belinda balluku, shumica parlamentare përdori votën si mburojë politike. Kryeministri urdhëroi shumicën për të mbrojtur krahun e tij të djathtë, edhe pasi vetë SPAK deklaroi publikisht se mungesa e masës së sigurimit dëmtonte hetimin.
Ky është një moment që ngre një pyetje themelore: a përdoret shumica parlamentare për të mbrojtur institucionet apo për të mbrojtur pushtetin nga veprimi i ligjit?
Rasti Balluku nuk ishte vetëm një debat i brendshëm politik. Ai ekspozoi një problem që sot është reflektuar edhe në kriteret (benchmarks) e Bashkimit Europian për mbylljen e Grupkapitullit të Themeloreve: nevojën që ekzekutivi dhe legjislativi të mos ndërhyjnë në drejtësi dhe që vendimet për imunitetin të udhëhiqen nga standardet e Komisionit të Venecias.
Rasti i dytë lidhet me luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Dy nga urdhër-arrestet më të rëndësishme për krimin e organizuar në Shqipëri , ai ndaj drejtuesit të bandës së Elbasanit dhe ai ndaj personit që konsiderohej koordinatori jozyrtar i Kryeministrit, mbeten ende të paekzekutuara. Vendndodhja e tyre është prej kohësh sekret publik në zemër të Shqipërisë, por policia nuk i gjen. Kjo është e vështirë të shpjegohet me mungesë informacioni. Ajo ushqen bindjen se ligji ndalet aty ku fillon interesi politik i pushtetit.
Po aq shqetësues është fenomeni i pastrimit të parave. Hetimet e autoriteteve ligjzbatuese në Belgjikë, Hollandë, Itali, Gjermani dhe Francë kanë zbuluar organizata shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës që investojnë fitimet e tyre në Shqipëri, përmes projekteve në ndërtim dhe turizëm. Investime që nuk mund të realizohen pa vendimmarrjen dhe miratimin e qeverisë shqiptare.
Po citoj dosjen më të fundit të Prokurorisë së Posaçme çhqiptare kunder krimit te organizuar, SPAK: provat e ardhura nga autoritetet belge kanë dokumentuar me pamje filmike takime të funksionarëve të lartë shtetërorë shqiptare me persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Sipas së njëjtës dosje, në këto takime diskutohet përdorimi i pasurive të paluajtshme dhe investimeve në ndërtim e turizëm për pastrimin e të ardhurave nga trafiku i kokainës.
Edhe përpara se ky fakt tronditës të bëhej publik, opozita kishte kërkuar interpelancë me Kryeministrin për çështjen e pastrimit të parave nga krimi i organiçuar dhe korrupsioni në ndërtim dhe turizëm. Kryeministri refuzoi të paraqitej në Parlament.
Kërkuam ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.
Edhe ai u refuzua.
Të gjitha këto raste çojnë te e njëjta pyetje: a zbatohet ligji njësoj edhe ndaj pushtetit, apo pikërisht aty ai pushon së vepruari? Sepse kjo është prova e vërtetë e shtetit të së drejtës.
Të nderuar kolegë,
Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk e ka kaluar plotësisht provën më të vështirë të shtetit të së drejtës: që ligji të jetë njësoj i fortë për të gjithë dhe të mos bëhet më i dobët sa herë që përballet me pushtetin.
Ju faleminderit.
Të fundit
I riu paraqitet i plagosur në Spitalin e Lezhës, policia në kërkim të autorit
9 Korrik 2026, 18:30
Leku është forcuar apo mbivlerësuar?
9 Korrik 2026, 17:58
Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
9 Korrik 2026, 16:47
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
9 Korrik 2026, 16:12
Vrasja në Shkodër/ Të afërmit: Familje e qetë, nuk kanë pasur probleme
9 Korrik 2026, 16:10
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
9 Korrik 2026, 15:43
Pezullohet efektivi në Fier, krijoi lidhje me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares
9 Korrik 2026, 15:24
Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike
9 Korrik 2026, 15:03
Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
9 Korrik 2026, 15:01
Policia nis hetimet për review-t negative të protestuesve ndaj bizneseve pranë Ramës
9 Korrik 2026, 14:30
Krimi në familje/ Vrau gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima
9 Korrik 2026, 14:05
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë
9 Korrik 2026, 13:49
I zbulua bazë armësh në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq 38-vjeçarin
9 Korrik 2026, 13:35
Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona Bonnie Tyler
9 Korrik 2026, 12:56
Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme
9 Korrik 2026, 12:45
Deputeti i VLEN reagon pas ndalimit në kufi: Shqipëria nuk është pronë e askujt
9 Korrik 2026, 12:15
Trafikuan 7 ton kokainë, dënohet banda shqiptare në Belgjikë
9 Korrik 2026, 12:01
Justin Bieber, Shakira dhe Madonna spektakël në finalen e Botërorit 2026
9 Korrik 2026, 11:52
Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren
9 Korrik 2026, 11:39
Gjyqi në GJKKO, avokati i ri i Metës paraqitet në seancë
9 Korrik 2026, 11:29
Aksident gjatë natës në Gramsh, plagosen burrë e grua
9 Korrik 2026, 11:20
Bardhi në Parlamentin Europian: Në Shqipëri ligji ndalet përballë pushtetit
9 Korrik 2026, 11:08
Meta kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin
9 Korrik 2026, 10:56
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve
9 Korrik 2026, 10:21
Rikthehet i nxehti afrikan, në fundjavë termometri arrin 40 gradë
9 Korrik 2026, 10:08
Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove
9 Korrik 2026, 10:07
"Le Courrier des Balkans": Edi Rama dhe megalomania e pushtetit
9 Korrik 2026, 09:40
Ekonomiksi i koncerteve, 100 milionë eurot imagjinare të kryeministrit
9 Korrik 2026, 09:28
Dhurata e çuditshme e Erdoganit për liderët e NATO-s
9 Korrik 2026, 09:11
Francë-Marok në çerekfinale, favoritët përballë surprizës së Botërorit
9 Korrik 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
9 Korrik 2026, 08:30
“Uniteti i jashtëzakonshëm” i NATO-s dhe mesazhet kryesore nga samiti në Turqi
9 Korrik 2026, 08:11
Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
9 Korrik 2026, 07:59
Horoskopi, njihuni me parashikim e yjeve
9 Korrik 2026, 07:46
Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit
9 Korrik 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2026, 07:02
Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!
8 Korrik 2026, 21:43
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57