Flash News

E-TJERA

Video/ "Mos më prekni", incidenti gjatë deklaratës për media, Rama tenton të prekë gazetaren

Video/ "Mos më prekni", incidenti gjatë deklaratës

Një incident është shënuar në deklaratën për media të kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve.

Teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Rama ka replikuar me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Mete. Kjo e fundit e pyeti Ramën lidhur me investimin e fundit që kërkon të bëjë në Sazan Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

Në një moment kur gazetarja i ka thënë Ramës se sot nuk ka investime tek Porti i Durrësit pasi pallatet po shiten në gropë, Rama ka tentuar ta preke para se të largohet.

Por gazetarja është shmangur duke i thënë të mos e bëjë më.

Replikat:

Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….

Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?

Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?

Rama nuk i përgjigjet

Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Rama: Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë)

Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!

Të fundit