Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Gjysma e buxhetit shkon për kanalet kulluese dhe argjinaturat, sa na mjaftojnë investimet

Përmbytjet/ Gjysma e buxhetit shkon për kanalet kulluese dhe
Foto Ilustruese

Moti i keq ka mbërthyer thuajse të gjithë vendin. Shirat e dendur kanë shkaktuar problematika duke filluar nga rrëshqitja e dherave, gurëve në akset nacionale e deri tek izolimi i fshtrave, apo pasoja fatale me humbje jete (rasti babë e bir në Bogë).

Në buxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Bujqësisë, një peshë të madhe zënë fondet e akorduara për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit. Referuar raportit të monitorimit 8-mujor nga Ministria e Financave, sipas SCAN, rezulton se në këtë periudhë është realizuar gjysma e buxhetit.

Por, sa të mjaftueshme janë invetsimet për të shmangur përmbytjet e tokave bujqësore dhe shtëpive?

Konkretisht fondet kanë shkuar për “për shpenzime operative që lidhen me mbajtjen në funksion të kanaleve kryesor ujitës dhe veprave të artit në administrim të MBZHR, me impakt në furnizimin me ujë të rrjetitit sekondar dhe tercial, në administrim të bashkive, që mbulojnë rreth 120 000 ha. Ndërkohë, ka vazhduar puna për pastrimin e kanaleve kryesor kulluese, kryesisht të ultësirës perendimore (zonat Shkodër, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Divjakë, Fier e Vlorë), për largimin e rreth 1.7 milion m3 dhera, ku në 8 muaj janë realizuar rreth 70% e punimeve.”

Po ashtu, në periudhën 8-mujore rezultojnë në fazën përfundimtare 27 hidrovore për garantimin e kullimit të 70% ha në periudhën e pritshme me rreshje, vjesht-dimër 2022-2023. Raporti bën me dije po ashtu, se nga 29 objekte, 11 prej tyre janë në vazhdim prej vitit 2021, ndërsa 18 janë ndërtuar të rinj.

Deri në fund të muajit gusht, kanë përfunduar punimet në 8 objekte për rehabilitimin e 6 km argjinatura të mbrojtjes nga përmbytja dhe rikonstruktimin e godinave të 2 hidrovoreve në Balldre dhe Drojë.

Por, duke parë situatën e krijuar me reshjet, duket se shpenzimi i fondeve për mirëmbajtjen e argjinaturave apo hidrovoreve, rezulton i pamaftueshëm.

Të paktën në qarkun e Shkodrës situate është paraqitur më problematike. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke sjellë përmbytjen e disa zonave në Fushë-Krujë. Në Lezhë situate paraqitet më e rënduar kryesisht në fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te Dajç dhe Torovicë e Blldren, ku 23 banesa janë përmbytur.

 

Të fundit