Flash News

E-TJERA

Reshjet/ Lumi Ishëm del nga shtrati dhe përmbyt tokat, kërkime me dron për babë e bir që i mori rrjedha në Bogë

Reshjet/ Lumi Ishëm del nga shtrati dhe përmbyt tokat, kërkime me

Reshjet e shiut kanë vijuar edhe gjatës, duke thelluar problematikat në disa zona. Shirat kanë bërë që lumit Ishëm të dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të Fushë Krujës.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Më problematike situata paraqitet në qarkun e Shkodrës, ku rrjedha e ujit mori babanë me dy fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe.

Ende nuk ka asnjë gjurmë të Pjetër Rushjat dhe djalit të tij. Ditën e sotme do të nisin kërkimet me dron. Ndërkohë ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zona. Pesë njësi administrative në Gjirokastër kanë mbetur pa energji.

Bëhet fjalë për: Luftinjë, Piskovë, Frashër, Zagori, Dropull i Sipërm dhe Odrie. Problematika ka pasur edhe në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë", në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, Suhë-Zagorie, Ura e Kardhiqit-Sarandë për shkak të rënies së inerteve.

 

 

Të fundit