Flash News

E-TJERA

Përfundon afati/ Diplomatët iranianë largohen nga ambasada, mbërrijnë RENEA dhe Antiterrori

Përfundon afati/ Diplomatët iranianë largohen nga ambasada,

Ka përfunduar afati 24 orësh që qeveria shqiptare i caktoi diplomatëve iranianë për t’u larguar nga ambasada në Tiranë.

Duke filluar nga dje në ambasadë ka pasur disa lëvizje ku punëtorët kanë shkarkuar mjetet dhe objektet që kishin në të, ndërsa sot diplomatët iranianë janë larguar nga godina.

Pas largimit të stafit të ambasadës, kanë mbërritur forcat RENEA, Antiterrori dhe njësia Antieksploziv të cilat kanë hyrë në godinë.

Largimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria vjen pas ultimatumit të qeverisë shqiptare e cila deklaroi dje përmes kryeministrit Edi Rama se sulmi kibernetik i 15 korrikut në faqet zyrtare qeveritare, u bë nja 4 grupe hakerash të organizuar nga Irani.

Rama i kërkoi ambasadës së Iranit të lironte godinën brenda 24 orëve.

Të fundit