Flash News

E-TJERA

Ndërroi jetë në kopësht/ 3-vjeçari dyshohet se u mbyt me kapuçin e xhupit

Ndërroi jetë në kopësht/ 3-vjeçari dyshohet se u mbyt

Një fëmijë 3-vjeçar u dërgua sot pa shenja jete në Spitalin e Fierit nga edukatoret e kopshtit. Fillimisht u raportua se fëmija mund të jetë mbytur pasi kishte gëlltitur një send të fortë.

Policia ka njoftuar se 3-vjeçari mund të jetë mbytur me xhupin e tij. Sikurse njofton policia, fëmija ka veshur xhupin dhe teksa merrte çantën, kapuçi i xhupit i është kapur pas varëses së rrobave. Ndërkohë që mësohet se edukatorja është shoqëruar në polici.

Kanë qenë edukatoret ato që e dërguan fëmijën në spital për ndihmë mjekësore. N dirsa familjarët kanë treguar se janë njoftuar nga kopshti se fëmija nuk ndjehet mirë.

 

Të fundit