Flash News

E-TJERA

Fier/ Ndërron jetë 3-vjeçari në kopësht, dyshohet të jetë mbytur

Fier/ Ndërron jetë 3-vjeçari në kopësht, dyshohet
Foto Ilustruese

Një fëmijë 3 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin e Fierit, nga edukatoret e kopshtit. Nga informacionet paraprake, policia njofton se fëmijës i janë gjetur shenja në qafë.

Dyshohet që fëmija të jetë mbytur pasi ka gëlltitur një send të fortë.

Njoftimi:

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

Fëmijës i janë konstatuar shenja në qafë.

 

Të fundit