Flash News

E-TJERA

Komisioni Evropian ‘shuplakë’ Ramës: “Pasaportat e arta” të qeverisë i hapin dyert krimit të organizuar

Komisioni Evropian ‘shuplakë’ Ramës: “Pasaportat e

Qeveria Rama njoftoi planin për dhënien e shtetësisë kundrejt investimeve të huaja në vend për shtetas që vijnë nga vendet e treta. Të ashtuquajturat “pasaportat e arta”, janë kritikuar jo vetëm nga opozita e ekspertë, por edhe nga ndërkombëtarët.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, ka folur për Deutsche Welle lidhur me rreziqet që sjell aplikimi i “pasaportave të arta”, sidomos për Shqipërinë.

Pisonero u shpreh programet e “pasaportave të arta” nuk kanë lidhje me Shqipërinë duket theksuar se aplikimi i një skeme të tillë i hap rrugë infiltrimit të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionit.

“BE-ja respekton të drejtën e vendeve sovrane për të vendosur mbi mënyrën e dhënies së shtetësisë. Në të njëjtën kohë, konteksti aktual i agresionit rus kundër Ukrainës, nxjerr më tej në pah, rreziqet që  paraqesin skemat e shtetësisë për investitorët e huaj  dhe nevojën e hapave të menjëhershme. Këto janë programe që ofrojnë shtetësinë në këmbim të një pagese ose investimi të paracaktuar dhe pa një lidhje reale me vendin në fjalë.

Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta. Komisioni i konsideron këto skema në shkelje të ligjit të BE-së dhe ka nisur në vitin 2020 procedurat kundër shteteve anëtare që e kanë shkelur këtë ligj. Për shkak të perspektivës së shtetësisë së ardhshme të BE-së, kombësia e vendeve kandidate mund të bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët”, tha Pisonero për DW.

Të fundit