Flash News

E-TJERA

Atentati në Fushë-Krujë, 6 emra të botës së krimit në shënjestrën e prokurorisë, mes tyre Ramazan Rraja

Atentati në Fushë-Krujë, 6 emra të botës së krimit

Prokuroria ka bërë gati listën e personave që do të marrë në pyetje lidhur me atentatin e së dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se në listën e prokurorisë janë personazhe ‘VIP’ nga bota e krimit, ku mes tyre edhe Ramazan Rraja nipi i deputetit të PS-së, Rahman Rraja. Në listën e prokurorisë është edhe Indrit Dokle, Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi.

Po ashtu është kërkuar edhe marrja në pyetje e dy miqve të Rrajës, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit.

Ndërsa vetë Rraja ka mohuar të ketë lidhje me atentatin e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, duke deklaruar se ndodhet jashtë shtetit dhe se e gjitha është sulm nga policia. 

 

Të fundit