Flash News

E-TJERA

Goditen lokalet e natës në Bllok, 11 të arrestuar për drogë, zbulohet edhe laborator ekstazie

Goditen lokalet e natës në Bllok, 11 të arrestuar për

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, pas disa muajsh hetimesh dhe vëzhgimesh ndaj disa lokaleve të natës, ku dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i ndërhyrjes së beftë, u arrestuan 11 persona, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit: Enis Haxhiaj, Akil Ndreu, Klevis Maqellari, Raul Loka, Endrijus Shaliu, Ergi Hasani, Migert Balla, Arli Gjokmeli dhe Fradjo Keli. Ndërkohë, në flagrancë u arrestua edhe shtetasi Orges (Dritan) Jahelezi.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë. 

Më herët, më 6 shkurt, policia kishte arrestuar shtetasit Elvis dhe Bujar Lezo, të cilët kishin përshtatur një banesë në zonën e Ali Demit në Tiranë si laborator për prodhimin e ekstazisë.

Sipas policisë, ata përdornin përzierje kimike për të prodhuar tableta narkotike, të cilat më pas shpërndaheshin në lokale të ndryshme.

Të fundit