Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Zhduket Vis Martinaj/ ‘Mbreti’ i lojërave të fatit i përfshirë në shumë krime, sot i shënjestruar nga grupet kriminale
Ervis Martinaj është një nga personazhet më të njohur të botës së krimit dhe i konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në kryeqytet, i akuzuar për ngjarje të rënda.
Martinaj u arrestua në 7 Tetor të vitit 2018 në zonën e ish-bllokut pas një konflikti në një nga lokalet e zonës, ku ai vetë mbeti i plagosur dhe u vra miku i tij Fabiol Gaxha. Lirimi i Martinajt u vulos në maj të vitit 2019, kundrejt një garancie pasurore prej 50 milionë lekë të vjetra.
Për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut, Martinaj u dënua në vitin 20201 nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burg.
Në vitin 2020, OFL vendosi në sitë pasuritë e Vis Martinajt, i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kazino “King Casino” e themeluar në vitin 2011 dhe që më pas u zgjerua në kompanitë e basteve sportive.
Muajin e kaluar, deklarata e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani çoi në shpalljen në kërim ndërkombëtar të Ervis Martinajt, pas deklaratave të bëra në SPAK.
Duman i deklaroi para Prokurorisë së Posaçme se Martinaj kishte porositur vrasjen e Indrit Dokles kundrejt 500 mijë eurove shpërblim për Dumanin. I penduari i drejtësisë ka thënë se përveç shumës së premtuar, ka marrë një paradhënie prej 100 000 euro.
“Unë kam marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Kam rënë dakord që Ervisi të më jepte për vrasjen e Indritit, shumën prej 500 mijë euro. Dhe se për të kryer këtë vrasje, kam marrë paradhënie 100 mijë euro. Në emër të Ervisit kam vajtur dhe kam takuar në Kosovë dy shtetas, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Gjatë takimit Eli komunikoi me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit, komunikova me Ervisin i cili më propozoi vrasjen e Indrit Dokle”, ka thënë Dumani.
Më 17 korrik të këtij viti, në mbikalimin e Fushë-Krujës, një atentat mafioz i mori jetën tre personave mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëri i Vis Martinajt. Bashkë me të humbën jetën edhe Diklen Vata e Besmir Hoxha.
Ky nuk është atentati i parë që i bëhet njerëzve të Ervis Martinajt.
Më 13 nëntor të 2021 mbeti i vrarë në zonën e Astirit Erigers Mihasi, i njohur si mik i ngushtë i Martinajt dhe ish-policit Santiago Malko i vrarë në Porcelan më 27 gusht të vitit 2019. Mihasi ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip Audi A 8 kur u qëllua me breshëri armësh.
Santiago Malko, ish-efektiv, u ekzekutua në gusht të vitit 2019 në Porcelan. Malko u qëllua me breshëri armësh teksa ndodhej në mjetin e tij tip BMË X5. Malko kishte qenë edhe më herët i arrestuar, ndërsa për vrasjen e tij autor kryesor i dyshuar është Blendi Teta.