Flash News

E-TJERA

Berisha flet për Këshillin Kombëtar: Basha mashtroi publikisht, salla e mbushur me punonjës të godinës

Berisha flet për Këshillin Kombëtar: Basha mashtroi publikisht,

Në "Foltorën" që po zhvillon online me shqiptarët e Floridës në SHBA, Berisha u ndal dhe tek mbledhja e Këshillit Kombëtar në PD, ku aktualisht po votohet për shkarkimin e e anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve.

Berisha hodhi akuza mbi Bashën, ku tha se ai mashtroi publikisht dhe e mbushi sallën me punonjës të godinës së PD, pasi nuk u paraqit as 1/3 e anëtarëve.

"Grenell ka dhënë intervista në të cilat ai thotë se për kohën që unë kam qenë drejtor në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane nuk kam parë asnjë fakt dhe dokument për korrupsionin e Sali Berishës dhe e ka quajtur këtë një përdorim të mirëfilltë të ligjit të Kongresit për llogari të George Soros. E vërteta është se ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk respekton asnjë normë, ligj, parim, përkundrazi i marrë peng ai vepron sipas urdhrave që merr. Mjafton tu them sot, ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilin nuk paraqitet asnjë 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës duke mashtruar publikisht. Por pavarësisht nga të gjitha katro ju garantoj ju se ky revolucion për rivendosjen e vlerave nuk ka të ndalur. Ky revolucion siç çmontoi në 91 diktaturën do të çmontojë narkoshtetin shqiptar”,-tha ish-kryeministri Berisha.

Të fundit