Flash News

E-TJERA

“Shpallja ime ‘non grata’ rast unik në botë”/ Berisha: Qeveria ka marrë peng udhëheqjen e PD, Basha i presionuar u asistua nga Kim

“Shpallja ime ‘non grata’ rast unik në botë”/

Ish-kryeministri Berisha, në "Foltoren" e radhës me shqiptarët në Florida të SHBA-ve, tha se shpallja e tij ‘non grata’ është rast unik në botë dhe është bërë pa prova e fakte:

“Shpallja 'non grata' e Sali Berishës është rast unik në botë. Nuk ka asnjë njeri që shpallet non grata 8 vite pasi ka dhënë dorëheqjen nga funksionet drejtues. Nuk ka asnjë njeri në listën e personave të shpallur 'non grata' ndaj të cilit të mos ketë ekzistuar asnjë lloj akuze nga asnjë individ apo institucion, si ndaj atij, ndaj edhe familjes së tij. U shpalla 'non grata' edhe për një arsye tjetër madhore. Pasi partia që unë mbështes humbi zgjedhjet, projekti ishte që kjo parti të shndërrohej në aleate të PS. Këtë unë kurrsesi nuk e pranoja, sepse binte në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve. Me politikat e ndjekura të qeverisë aktuale, Shqipëria ka zbritur nga vendi me pagën mestarë më të lartë në rajon, ka zbritur në vendin me pagën mesatare më të ulët në rajon. Këto ishin arsyet se përse unë u shpalla 'non grata'.

“Shpallja ime ‘non grata’ rast unik në botë”/

Ish-kryeministri tha në këtë takim virtual se shpallja e tij "non grata" është sponsorizuar nga George Soros.

"Por ato janë të sponsorizuara nga Soros dhe mediat që janë të kapura nga Rama. A imagjinohet që për fjalë të kundërshtarëve të goditet kështu opozita. SHBA-të nëse do të ushtronin praktikë të tillë do të shkatërronin opozitat demokratike në mbarë botën. Ky nuk është qëllimi i tyre, këto janë qëllime të iniciuara nga multimilioneri Geroge Soros. Në këtë kushte, kur në Shqipëri opozita përfundoi si shtojcë e qeverisë, kur pluralizmi politik ra në agoni, fillova nismën për shpëtimin e PD, për rithemelimin e saj, për sovranitetin e saj,"- tha më tej Berisha.

“Shpallja ime ‘non grata’ rast unik në botë”/

Berisha tha se ai ka denoncuar planin e shpërbërjes së Kosovës:

"Ndaj dhe unë, për të rivendosur sovranitetin e PD, ndërmora këtë nismë e cila me një aktivitet të jashtëzakonshëm në Kuvendin e djeshëm u konkretizua me një statut të ri, i cili pasqyron sot në Shqipëri, si dokument partiak, më shumë se çdo statut tjetër, vlerat e shoqërisë amerikane. Ne vendosëm në statut primare, sipas modelit amerikan, në zgjedhjen e drejtuesve dhe qeveritarëve vendorë e qendrore, në zgjedhjen e votuesve të partisë e të forumeve të saja. Ne rikthyem votën e lirë dhe pushtetin te anëtarët. Ne sanksionuam shtyllat kryesore të programit tonë. Mbështetja te të përndjekurit politikë, si shtyllat e konservatorizmit. Taksat e ulëta si parime të saj. Sanksionuam interesim kombëtar. Denoncuam Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse vendosje e influencës së Serbisë në Rajon. Ballkani i Hapur i mbështetur nga Geroge Soros, është nismë kryekëput anti-shqiptare, kundër Kosovës. Ka futur Kosovën në darë armiqësore. Dita e djeshme ishte data më e rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. U jam mirënjohës ju për interesin që ju keni dëshmuar dhe ju garantoj se PD, e rithemeluar në pushtet do të bëjë gjithçka që ju të keni të drejtën e votës në vendin tuaj. Të vendoset kuadri ligjor më i favorshëm për investimet tuaja."

“Shpallja ime ‘non grata’ rast unik në botë”/

Berisha tha se duhet të “pranojmë edhe presionet e pandershme ndaj Lulzim Bashës”, sipas tij i asistuar edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Ishte më i jashtëzakonshme, ndoshta edhe në historinë  pluralizmit të vendeve të tjera sepse ky ishte vendi i parë që mblidhej me firmat e anëtarëve , pasi udhëheqja e kësaj partie nuk pranonte të mblidhte Kuvendin sepse e dinte që do t’u tregonte atyre vendin e merituar për shkelmimin e statutit të PD. Për shkelmimin që u kishin bërë forumeve, parimeve, për vendosjen e kësaj force nga forcë konservatore në një parti të majtë tërësisht e larguar nga vlerat tona të përbashkëta, liritë dhe të drejtat njerëzore. Besimet vlerat e familjes, e larguan nga interesi kombëtar dhe dinjiteti njerëzor. Për të gjitha këtu, pas një konsulte dy mujore me atë që  e quajmë Foltore ku u mblodhën dhjetëra mijëra demokratë kundër presioneve të qeverisë që ka marrë peng. Duhet të pranojmë edhe presionet e pandershme edhe të pengut të qeverisë, ish kryetarit Basha i asistuar në një mënyrë ose tjetër edhe nga ambasadorja Yuri im që me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar, faktikisht  e marrjes peng të opozitës nga qeveria. Ju e dini që një vendim me datë 19 maj u shpall nga DASH në të cilët njoftohesha se jam shpallur non grata për korrupsion. Ne letrën që i drejtoj Sekretarit Blinken u them se ky është një akt i lotimit korruptim të Ramës dhe George Soros."

Të fundit